Kur bukuria e brendshme mund të jashtmen
30/10/2017 Shpërndaje

Kur bukuria e brendshme mund të jashtmen

Make-up artistja 26 vjeçare Diana Matrisi çdo ditë, gjatë punës së saj kujdeset për bukurinë e jashtme të vajzave, grave mes tyre dhe personazhë të famshëm të ekranit. Të jesh një make-up artist do të thotë ta vlerësosh shumë pamjen e jashtme, pra të bukurën fizikisht. Por rastësisht, Diana tregoi se di të kujdeset e te vlerësojë dhe bukurinë e brendshme, duke nxjerrë në pah vlerat humane që duhet të ketë gjithsecili prej nesh. Vendosi ta bëjë më të bukur jetën e një fëmije me kancer, duke dhuruar flokët shkruan Pozitivi. 26 vjeçarja është bërë rastësisht pjesë e nismës “Një fije floku për më shumë buzëqeshje” te ndërmarrë nga studentë të universitetit Bedër. Në kuadër të kësaj nisme u bë një koncert ku morën pjesë vullnetarisht aktorë të ndryshëm të shoqërisë, ndër to dhe këngëtarja e njohur Orgesa Zaimi, të cilën e grimoi Diana.

Më pas kur Diana mësoi për nismën përmes këngëtares Orgesa Zaimi u ofrua të japë kontributin e saj, duke prerë flokët 25 cm. Flokët s’ju dhimbsën aspak për të bërë këtë gjest human, tregon make-up artistja për Pozitivin. “Jam Diana, 26 vjeç punoj në sallon bukurie, jam Make-up artist… Para disa muajsh është bërë një koncert për bamirësi  për fëmijët me knacer. Aty shkova dhe unë pasi po grimoja një nga këngëtaret që ishte pjesëmarrëse në koncert mes shumë artistëve të mëdhenj të skenës shqiptare… grimova këngëtaren Orgesa Zaimi. Në fakt si  fillim unë nuk dija se çfarë do të bëhej ekzaktësisht, por pasi e mësova u bëra pjesë e kësaj nisme me shumë kënaqësi. Dhashë kontributin tim, duke prerë flokët mbi 25 cm.

Ishte një ndjenjë e papërshkrushme që me një gjë kaq të vogël shtoje një dritë shprese për një fëmijë…. s’e bëra të njihesha… por pas kësaj çdo klienteje apo njeriu që njihja, e takoja u tregoja për nismën dhe u sugjeroja që t’i dhuronin flokët që të ralizoheshin sa më shumë paruke për këto fëmijë. Gjithë të rinjtë kanë në dorë të dhurojnë buzëqeshje për fëmijët e sëmurë, është shumë e thjeshtë ta bësh diçka të tillë, majfton të kenë vullnet dhe dëshirën e mirë për të bërë bamirësi. Mua s’mu dhimbsën farë flokët dhe pse i kisha 100 % natyrale të pa lyera. Fare nuk u mendova sepse flokët e mia mund të zgjaten përsëri ndërsa jetën atyre fëmijëve nuk ua kthejmë dot më”, tha Diana për Pozitivin.

 

© 2017 – 2018, Pozitivi. All rights reserved.