“Rrjedh në këngë e ligjërime”, shqiptarët të përfaqësuar me melodi dhe nota
28/11/2017 Shpërndaje

“Rrjedh në këngë e ligjërime”, shqiptarët të përfaqësuar me melodi dhe nota

Një nga këngët që i ka rezistuar kohës është “Rjedh në këngë e ligjërime”, e këngëtares së madhe Vaçe Zela. Pozitivi.org iu  uron gëzuar festën me këtë këngë që përfaqëson më së miri shqiptarët. Refreni i këngës “Rjedh në këngë e ligjërime” ka mbetur në memorien e shqiptareve brez pas brezi, nga vitet ’80 e deri me sot pasi përcillet si urim për festat e fundvitit sidomos për 28-29 nëntor. Kjo këngë vazhdon të zgjojë edhe sot e kësaj dite një ndjenjë të fortë të nacionalizmit për bashkëkombasit kudo që ndodhen.

Teksti i këngës mban mesazhe të forta dhe i ndërthurur me nota energjike ka si qëllim të tregojë  ç’është Shqipëria për Shqiptarët. Kjo është një nga dy këngët që fitoi çmimin e dytë në festivalin e 19 të këngës në RTSH me muzikë të Feim Ibraimi, tekst Gjoke Beci, në dhjetor të 1980-es.

Vaçe Zela këngëtarja ikonë e skenës shqiptare lindi në Lushnjë më 7 Prill. Ajo ka lënë gjurmë ne skenën shqiptare, pasi ka një repertor të pasur, që  dëgjohet rishtazi. Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 dhe ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Repertori i saj është shumë i pasur, në të cilin numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada.

Rrjedh Në Këngë E Ligjërime

E i fortë po shndrit ai diell

dhe burimi këngës lugjeve i përcjell.

e i fortë po ngroh ky diell

edhe trimat nëpër mend mi sjell,

mi përkëdhel.

 

Nga ky diell i kohës sime

shndrisin shekujt në agime

dhe naganti i shqiptarit zjarr flakëron!

 

O ku ka si ti, o Shqipëria ime,

o fisnikja përmbi gur.

Rrjedh në këngë e ligjërime,

ballëlarta me flamur!

(x2)

E i fortë po bien ai terr

dhe lahuta tingujt mi çon larg,

i përcjell.

E i forte po bjen ai terr,

partizanët nëpër mend mi sjell,

po mi sjell.

 

Nga ky zë i tokës sime

flasin shekujt me gjëmime,

edhe krisma e shqiptarit rrjedh

brez më brez.

(x2)

Oo ku ka si ti, o Shqipëria ime,

o fisnikja përmbi gur.

Rrjedh në këngë e ligjërime,

ballëlarta me flamur!

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.