Ardonita Sabedini, sfidoi nanizmin për të realizuar ëndrrën e saj në fushën e modës 
27/06/2022 Shpërndaje

Ardonita Sabedini, sfidoi nanizmin për të realizuar ëndrrën e saj në fushën e modës 

Ardonita Sabedini nga Kosova një vajzë luftarake që ia ka dal të lërë pas paragjykimet duke punuar fort për të realizuar ëndërren e saj në fushën e modës. Me shumë sakrifica Ardonita ka ndjekur studimet për fashion design ndërsa po punon për të realizuar projekte të mëdha. Për pozitivi.org ajo thotë që pamjen e saj të trupit tim e përceptuar si superfuqi personale duke i thënë vetës: “unë jam ndryshe e rrjedhimisht jam e veçantë”

-Ardonita ti je një fashion designer në profesion, është kjo ajo çfarë ke dashur të bësh gjithmonë?

Gjithmonë e kam pasur pasion të studioj dizajnin e modës dhe të behem stiliste. Ka pasur momente kur paragjykimet e njerëzve për përmasat trupore më kanë bërë të dyshoj se ndoshta nuk do të mund të arrij këtë ëndërr, mirëpo e kam bind veten që aftësitë që mi ka dhënë Zoti janë dhunti dhe mbi të gjitha janë ndryshe nga të tjerët. Prandaj pamjen time të trupit tim kam filluar ta përceptoj si superfuqi personale duke i thënë vetës: ‘ unë jam ndryshe e rrjedhimisht jam e veçantë”. Kjo më ka bindur  veten që çkado që synoj unë ia dalë dhe kështu e kam kryer me sukses shkollën fillore e të mesme si dhe me shumë vullnet jam duke i vazhduar studimet.

Unë po punoj fort që bëhëm  një stiliste e veçantë në Kosovë po ashtu jashtë vendit. Çfarë më ka bërë të lumtur për veten është se punoj fort gjithmonë për të arritur këtë gjë dhe kjo gjë më përmbush.

-Si është një dite e jotja pune?

2 .Një ditë e imja është me plotë pozitivitet dhe dashuri. Gjithmonë them falemiderit zot që edhe sot jam dhe vazhdoj jeten më mirë. Me plotë shëndet dhe dashuri. Punoj shumë për profesionin e dizajnit në një kompani të qytetit tim, të cilen e kam mbështetjen më të madhe.

-Ardonita sa e vështirë ka qënë për ty që të arrish deri këtu?

Mbështetja më e madhe gjithmonë ka qënë familja shoqëria dhe njërëzit përrreth. Prej tyre ka pasur edhe personazhe të njohur publik , të cilët më kanë ndihmuar shumë rreth sukseseve tëmia, që mos të ndihem vetëm. Si Stresi, Elita Rudi, Sellma Kasumoviq, Xhensila Myrtezaj, Petrit Kllokoqi e shumë të tjerë.

Ke hasur paragjykime nga njerëzit?

Ka pasur  momente kur paragjykimet e njërzve për përmasat trupore më kanë bërë të dyshoj se ndoshta nuk do të mund të arrijë këtë ëndërr. Mirëpo e kam bindur veten që aftësitë që mi ka dhënë Zoti janë dhunti dhe mbi të gjitha janë ndryshe nga ato të të tjërve. Prandaj pamjen time të trupit tim kam filluar ta përceptoj si superfuqi personale.

Ku e shikon Ardonita veten pas 10 vitesh?

Aktualisht jam duke punuar për shumë projekte të mëdha. Dëshira ime e vetme është të hape një biznes timin dhe të arrijë në Gramy. Po ashtu jam duke punuar edhe për koleksionin në Paris që do të lancoj shumë shpejt dhe shpresoj shumë të fitojë. Këto janë pritshmëritë e mija dhe meritat e mija që dua ti arrij për një të ardhme më të mirë për veten. Dhe mendoj që do arrijë të gjitha këto. Ndihem shumë krenare për veten dhe nuk e shikoj veten në sy të tjërve.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.