Pse është e vështirë të ndërrosh mbiemrin
Ka kaq shumë vendime që një çift duhet të marrë kur janë duke u martuar. Një nga më të mëdhatë është nëse nusja do të marrë mbiemrin e dhëndrit, apo do të zgjedhë të mbajë të vajzërisë ose t’i përdorë të dy. Ka qenë një procedurë standarde që nusja duhet të merrte mbiemrin e burrit, por kjo gjë gjatë viteve ka ndryshuar. Për shkak se është bërë më shumë një zgjedhje, tashmë vendimi është ktheyr një zgjidhje personala që merret nga secila grua.
Miley Cyrus së fundmi u martua me Liam Hemswëorth dhe vendosi të merrte mbiemrin e tij. Hemsworth tha se ishte një vendim i lehtë për Miley-n dhe kjo e bëri atë të lumtur. Megjithatë ende ajo do të njihet në mënyrë profesionale si Miley Cyrus pasi e ka krijuar karrirën me këtë emër. Por si funksionon kjo për të tjerët?
Shumë faktorë ndikojnë në marrjen e vendimit, dhe nganjëherë mosha ka një ndikim. Gratë më të reja mund të jenë më ngurruese për të hequr dorë nga emri i familjes që e kanë përdorur gjatë gjithë jetës, sepse dëshirojnë të mbeten të lidhura me prindërit, vëllezërit dhe motrat e tyre. Apo për ndonjë arsye më të thjeshtë se kjo.
Për gratë e moshuara, emri i vajzërisë mund të jetë një pjesë e madhe e identitetit të tyre. Për një grua që ka zhvilluar karrierë ose të njohur në komunitetin e saj, duke lënë një mbiemër mund të duket sikur po heq dorë nga një pjesë e saj, si dhe të krijojë idenë sikur po fillon një aspekt të ri të jetës.
Dikush mund të zgjedhë të mbajë mbiemrin e vajzërisë për të pohuar një ndjenjë autonomie. Ka dhe nga ata që thjesht i pëlqen mbiemri i familjes më shumë se i bashkëshortit. Ose e preferon vetëm sepse duket më mirë me mbiemrin e parë. Sigurisht, kemi dhe anën tjetër, dikush që pranon emrin e bashkëshortit sepse i tingëllon më bukur.
Pa marrë parasysh se në cilën anë anon një grua, mund të ketë një sasi të pakuptueshme faji, që i bashkëngjitet zgjedhjes, qoftë nëse lë mbiemrin e familjes apo të partnerit.
Ata që zgjedhin t’i kenë të dy mbiemrat, bëjnë zgjedhjen më të mirë, edhe pse emrat e gjatë mund të bëhen të komplikuar, sepse paraqesin probleme të tilla si me të dhënat mjekësore, bileta ajrore. Për gratë që zgjedhin këtë rrugë, është e kuptueshme.
Si e vendos gruaja se cila është zgjedhja e drejtë për të?
Një menyre e mençur do te ishte të marrë mbështetjen e familjes, për t’u siguruar që të gjithë do të vazhdojnë të ndjehen të lidhur me të pa marrë parasysh cilën mënyrë zgjedh ajo, raporton pozitivi.org. Natyrisht, është thelbësore të flisni me partnerin dhe të kuptoni sa e rëndësishme është secila zgjedhje për të.
Gjithashtu, duhet të shqyrtoni planet për fëmijët e ardhshëm. Për ata që planifikojnë të fillojnë një familje, i njëjti mbiemër mund të lehtësojë disa nga praktikat e jetës. Dhe së fundi, një grua duhet të kuptojë se sa e rëndësishme është një emër për të.
Ndryshimi i emrit nuk është i nevojshëm menjëherë, por mund të bëhet në faza kur një grua vendoset në jetën e saj të re. Ajo mund të zgjedhë të përdorë emrin e familjes për biznes dhe emrin e martesës për aktivitete personale. Me kalimin e kohës mund të jetë më e lehtë të mbash njërin./Jane Greer Ph.D./
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
