“Rikthehet festivali i komedisë në Shqipëri”, zbulohen shfaqjet mahnitëse
11/09/2017 Shpërndaje

“Rikthehet festivali i komedisë në Shqipëri”, zbulohen shfaqjet mahnitëse

Muaji shtator rikthen në skenë “Festivalin e Komedisë në Shqipëri”.

“Festivali i Komedisë në Shqipëri”, rikthehet një maratonë artistike në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, me performancat më të mira nga trupat e njohur nga vendi dhe teatrot shqipfolës përtej kufijve.

Më poshtë keni te renditura disa nga shfaqjet që do të jepen në datat përpaktëse gjatë muajit shtator, të cilat do të keni mundësi t’i ndiqni në vend dhe trevat  shqipfolëse.

Shfaqjet nuk do të jepen vetëm në Tiranë por edhe në disa nga teatrot në trevat e tjera shqipfolëse.

Datat, vendi dhe shfaqjet përkatëse:
17shtator – Shfaqja “8 femrat” – Teatri “A.Z.Çajupi” Korçë.
18 shtator – Shfaqja “Shtëpia pa dritare” – Teatri “Petro Marko” Vlorë.
19 shtator – Shfaqja “39 hapat” – Teatri i Metropolit, Tiranë.
20 shtator – Shfaqja “Shfaqja që shkon mbrapsht” – Teatri Kombëtar, Shkup.
21shtator – Shfaqja “Tartufi” – Teatri “Migjeni” Shkodër.
22 shtator – Shfaqja “Ferma e kafshëve” – Teatri Eksperimental, Tiranë.
23 shtator – Shfaqja “I ligu për mend” – Teatri Kombëtar, Prishtinë.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.