Dua Lipa drejt projektit të madh me James Bond
10/05/2018 Shpërndaje

Dua Lipa drejt projektit të madh me James Bond

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa një nga më të suksesshmet në Britaninë e Madhe, e njohur gjerësisht në tregun botëror për hitet e saj, fituese e shumë çmimeve së fundmi si “Artistja më e mirë femër” në BRIT Awards 2018, po bëhet pjesë e një tjetër projekti të madh kinematografik.

Sipas “Evening Standard” Dua është artistja më e favorizuar për të kënduar kolonën zanore të filmit të ri të James Bond, por kujtojmë se në garë janë edhe Adele dhe Ed Sheeran, gjithashtu këngëtarë që kanë thyer rekorde botërore.

Këngëtarja në Brit Awards rrëmbeu dy çmime të rëndësishme, duke arritur kështu sukses të madh pavarësisht viteve që ka në treg, krahasuar me yjet e tjerë të muzikës.

Shkallët e suksesit po i ngjit dita-ditës sepse tashmë njihet ndërkombëtarisht. E ftuar nëpër emisione dhe dalje publike në vende të ndryshme, Lipën e prezantojnë si këngëtare me prejardhje shqiptare, por as kjo e fundit asnjëherë nuk e ka mohuar përkundrazi e ka pritur me krenari.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.