Qytetarët e Kosovës ofrojnë shtëpitë për të prekurit nga tërmeti
Qytetarët e Kosovës janë organizuar që të ofrojnë shtëpitë e tyre për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Organizime të shumta në rrjetin social janë bërë nga grupe të ndryshme, qytetarë dhe personazhë të famshëm.
Jo vetëm qytetarë në Shqipëri por edhe ata në Kosovë, përmes shumë grupeve në rrjetin social, kanë njoftuar për lokacionet e tyre, ku ofrojnë strehim për të gjithë ata që nuk kanë strehë. Ndër ta është edhe ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili ka njoftuar se ka lëshuar banesën e tij në Prishtinë për strehim pas tragjedisë së ndodhur në Shqipëri.
“Durrsakët e kishin strehuar familjen time gjatë luftës. Jemi një”, ka shkruar Nitaj.
“Nese nje familje ka mbetur pa shtepi e nuk ka zgjidhje tjeter, une e ofroj nje apartament ne Prishtine per strehimin e saj! Durrsaket e kishin strehuar familjen time gjate luftes! Jemi nje!”, shkruan ai.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
