Redi Vogli, lojtari që e ndaluan të luante futboll dhe u bë emër i njohur në basketboll
21/11/2023 Shpërndaje

Redi Vogli, lojtari që e ndaluan të luante futboll dhe u bë emër i njohur në basketboll

Redi Vogli është një emër që ka lënë gjurmë në skenën e basketbollit shqiptar. Historia e tij fillon me një zbulim të rastësishëm, një pasion që do të bëhej më shumë se thjesht një aktivitet fizik.

Nisja e rrugës

Redi nis basketbollin thjesht për shkak të aktivitetit fizik, por aty shpërtheu një dritare e hapur për talentin e tij. Rastësisht drejt basketbollit e nxiti një drejtues shkolle që e ndalonte të lunate futboll.

Dashuria për basketbollin

“Kisha ëndërruar të isha kampion çdo ditë në jetën e përditshme, por fati e dërgoi këtë ëndërr mbi parketin e sallës së sportit,” thotë Redi me buzëqeshje.

Historia vazhdon me momentin kur ai luante me koshin në shtëpi, dhe babai, duke vënë re talentin e tij, e coi atë në një ekip zyrtar. Në atë moment, një kapitull i ri nisi për Redin.

Kur hyri te “Farie Hoti” Redi ndjeu një dashuri me shikim të parë me basketbollin. Nga ajo ditë deri më sot, ai nuk është shkeputur asnjë çast  nga kjo lojë pasionante. Emocionet e tij ndaj sportit dhe realitetit të jetës janë të ndërthurura në një mozaik emocionesh.

Një ëndërr e bërë realitet: Uniforma e “Tironës”

Momenti kur iu dha uniforma e Tiranës për herë të parë shënon një kthesë thelbësore në rrugëtimin e tij. “Kam fjetur me uniformën veshur, ishte një emocion i pashpjegueshëm,” thotë Redi me një buzëqeshje.

Ringritja

Në rrugën drejt suksesit, Redi përjetoi edhe momente të vështira. Rrëzimet dhe sfidat që iu paraqitën e bënë atë të pyeste veten nëse do të mund të ngrihej përsëri. Por, ashtu si në jetë, edhe në sport, për Redin rëndësi kishte të ngrihej pavarësisht sa herë binte.

Sakrificat & fitoret

“Asgjë nuk fitohet pa sakrifica,” thotë Redi. Suksesin nuk ta dhuron njeri, duhet ta luftosh për të

Redi përfundon me një mesazh frymëzues për të rinjtë që duan të merren me sportin. “Ndjehuni të lirë të ndiqni ëndërrat dhe të përkushtoheni me zemër. Suksesi vjen vetëm me punë të palodhur dhe besim në vetvete,” thotë ai.

Historia e Redi Voglit është një shtysë e madhe për të gjithë ata që ndihen të penguar. Ai na mëson se talenti dhe passioni mund të çlirojnë fuqinë tonë më të thellë dhe se asnjë pengesë nuk mund të ndalojë një shpirt të përkushtuar për të arritur suksesin.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.