Qindra nxënës i japin lamtumirën e ëmbël gjyshes që i përshëndet çdo mëngjes
30/04/2019 Shpërndaje

Qindra nxënës i japin lamtumirën e ëmbël gjyshes që i përshëndet çdo mëngjes

Qindra nxënës në Comox, B.C. shkuan në shtëpinë e një gruaje të moshuar për t’i treguar vlerësimin që kishin për të dhe për t’i dhënë lamturmirën në një mënyrë të bukur.

Tinney Davidson, 88 vjeç, ka jetuar për 12 vitet e fundit në rrugën ku kalonin nxënësit për në shkollën “Highland”. Davidson dhe burri i saj i ndjerë, Ken, filluan të argëtojnë dhe përshëndesin adoleshentët që në 2007 kur çifti erdhi në këtë shtëpi. Nxënësit gjithmonë të ua kthenin përshëndetjen mbrapsht.

Por së shpejti, Davidson nuk do të jetë më në dritaren e saj kur nxënësit të shkojnë në shkollë. Ajo po shpërngulet në një shtëpi të moshuarish. Sapo e morën vesh më shumë se 400 fëmijë shkuan në shtëpinë e të moshuarës për t’i dhënë lamtumirën.

Adoleshentët mbanin postera nëpër duar dhe brohorisnin ndërsa Davidson doli jashtë dhe sapo i pa u surprizua. “Oh, sa bukur, faleminderit. U habita kur pashë që ka aq shumë fëmijë që duan të më thonë lamtumirë”, tha ajo.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.