Qeset plastike, ky shtet dënon me burg përdorimin e tyre
30/10/2017 Shpërndaje

Qeset plastike, ky shtet dënon me burg përdorimin e tyre

Europa, SHBA, dhe shumë vende në botë kanë marrë masa që të shpëtojnë mjedisin nga përdorimi i qeseve plastike por në Shqipëri ende nuk ka një ligj të tillë. Një nga shkaktarët e ndotjes së ambjentit në Shqipëri por dhe vende tjera vjen si pasojë e qesetve plastike. Edhe pse ishte një nismë e vitit 2011 e Ministrisë së Mjedisit të asaj kohe për ta kufizuar në maksimum përdorimin e qeseve kancerogjene jemi në 2016 dhe akoma s’kemi asnjë masë nga ligjvënesit tanë.

Pavarësisht se nuk egziston një ligj nuk kanë munguar nisma me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve që të reduktojnë përdorimin e qeseve plastike. Shpesh kemi parë aktivistë dhe studentë, por edhe nisma të iniciuara nga Bashkia e Tiranës. Disa muaj më parë aktivistë dhe studentë të arsimit profesional, me mbështetjen edhe të Bashkisë së Tiranës, prodhuan brenda një dite 5 mijë trasta për t’i shpërndarë tek qytetarët. Megjithatë ligji do ishte kryesor për ndalimin e rreptësishëm të qeseve.

Ndërsa Kenia e ka hedhur këtë hap tashmë. Pas 10 vitesh debat në botë dhe pse vonë, Kenia më në fund ka miratuar ndalimin e rreptësishëm të qeseve plastike. Ligji ndëshkon importin, prodhimin ose shitjen e çantave plastike për përdorim me 4 vjet burg ose një gjobë prej 38.000 dollarë.  Ndërkohë që autoritetet aktualisht po zbatojnë legjislacionin ndërmjet shitësve dhe prodhuesve, qytetarëve do t’u jepet më shumë kohë për t’u përshtatur. Nëse shihet një blerës që mban një qese plastike, atyre do t’u jepet një paralajmërim dhe do të marrin çanta. Shumë dyqane tashmë kanë filluar të ofrojnë çanta pëlhure për ¢ 10 copë.

Duke qenë se Kenia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të qeseve plastike,  thuhet se konsumon mbi 24 milionë qese për vit. Ndërsa ligji për ndalimin e përdorimit të qeseve u hodh poshtë disa herë përpara se të miratohej javën e kaluar. Kenia tani është një nga dyzet vendet e tjera që kanë ndërmarrë veprime kundër qeseve plastike një përdorimshe, të tilla si Kina, Ruanda dhe Kina. Qeveria e Bangladeshit ishte e para që e bëri këtë në vitin 2002.

Çanta plastike mund të zgjasin deri në 1.000 vjet për të biodegraduar, dhe prania e tyre në rritje në oqeane dhe burime uji, është e rrezikshme për kafshët e egra dhe mjedisin. Lopët keniane kanë shumë gjasa të konsumojnë aksidentalisht çanta plastike, duke rritur kështu shanset e tyre për të mbytur ose lënduar.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.