Foto të bukura/ Selfie surprizë në ashensor, sportistja ruse bën xhiron e rrjetit me futbollistët e PSG-së
19/04/2022 Shpërndaje

Foto të bukura/ Selfie surprizë në ashensor, sportistja ruse bën xhiron e rrjetit me futbollistët e PSG-së

Një foto e shkrepur nga një takim i rastësishëm ka bërë xhiron e botës. Protagoniste është një lojtare ruse e golfit, Marta Silchenko, dhe futbollistët e PSG-së Messi, Mbappé dhe Ramos që sapo kishin fituar ndaj Marsejës me rezultatin 2 – 1 të dielën e 17 prillit.

Marta një 17 vjeçare dhe numri 234 në klasifikimin e lojtarëve amatorë të golfit, hyri në ashensor në një hotel në Paris, dhe u takua me Mesin, Mbappen dhe lojtarë të tjerë të ekipit. Fotografinë ajo e shoqëroi me mesazhin: Sapo takova futbollistët më të mirë të botës në ashensor, dhe më pas e postoi në Instagram. Më shumë dallohen Messi e Mbapé, por dhe Neimar, Markuinos e Bernat. Brenda shumë pak kohësh u mblodhën 10 mijë klikime me mijëra komente, dhe çdo gjë falë një takimi të rastësishëm.

Fotoja është shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale por kryesisht në Instagram. Momenti kur e sheh vetën në një ashensor me yjet më të mëdhenj botëror. Kjo tifoze përjetoi ëndrrën!

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.