E rrallë, nëna me gjashtë fëmijë nën gjashtë vjeç
Fëmijët janë qënia më e pafajshmë në këtë botë. Që në momentin që vijnë në jetë, fati i tyre është në duart e prindërve ose kujdestarëve.
Kjo nënë që shihni në këtë foto ka gjashtë fëmijë, më i madhi prej tyre vetëm 6 vjeç. Ky fakt ka befasuar njerëzit të cilët nuk kanë rreshtur së pyeturi, madje në shumicën e rasteve nuk e kanë besuar se janë të gjithë të saj.
Në fakt në ditët e sotme është diçka e rrallë që një nënë të ketë 6 fëmijë nën moshën 6 vjeçare, por ja që ky fenonomen nëse do ta quajmë të tillë ekziston.
Krechelle Carter, nëna e gjashtë fëmijëve tregon se shpesh provokohet nga njerëzit me pyetjet që i bëjnë në llogarinë e saj rreth fëmijëve. Një zonjë rreth të dyzetave erdhi e më pyeti: Ata nuk janë të gjithë tuajt, apo jo??!’ “Po, sigurisht që janë, të lindur dhe edukuar nga mitra ime. Mjaft e çuditshme që legeni im është ende fantastik”, i është përgjigjur ajo. Pyetja e rradhës që në fakt duhet të themi është e kuptueshme për ata persona që nuk e konceptojnë dot sesi një nënë mund të ketë 6 fëmijë në një kohë rekord. ‘A kanë të gjithë ata të njëjtin baba????’.
Nëna e 6 fëmijëve përgjigjet: “Epo ne nuk i kemi testuar gjenetikisht, por ne jemi mjaft të sigurt, sepse katër të parët kanë gjestet e babait”. “Në të vërtetë nuk është punë e njeriut nëse keni fëmijë zero ose dhjetë fëmijë, nëse janë të lumtur, të shëndetshëm dhe të dashur! Ne të gjithë duhet të mbështesim njëri-tjetrin”, shprehet Carter. Në fakt fëmijët janë dhuratë e zotit, disa duan shumë, disa më pak, ka të tjerë që nuk kanë dëshirë të kenë asnjë. Çdo njeri e ka në dorë të bëjë zgjedhjen që dëshiron. Kështu ka bërë edhe Carter, solli në jetë 6 fëmijë për një periudhë kohe rekord, por ajo ndihet tepër e lumtur për këtë fakt.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
