Rritet interesi i të rinjve për degët e Mjekësisë dhe Inxhinierisë
08/04/2022 Shpërndaje

Rritet interesi i të rinjve për degët e Mjekësisë dhe Inxhinierisë

Të rinjtë shqiptarë janë kryesisht të interesuar për degët e inxhinierisë dhe të mjekësisë. Këtë vit akademik ka një tendencë të rritje në degët që lidhen me mjekësinë, si shëndet dhe mirëqenie. Përzgjedhja e kësaj dege është rritur me 4.4% më tepër se vjet.

E kërkuar duke se ka qenë edhe inxhinieria, prodhimi dhe ndërtimi. Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave studentët që i kanë përzgjedhur janë rritur ndjeshëm. 9.8% më shumë është numri i atyre që nisën shkollën e lartë në këto fakultete këtë vit.  

Biznesi dhe ligjet ashtu si dhe më parë mbeten të parapëlqyra për të rinjtë. Ndryshe ndodh me mësuesinë e cila pësoi një tjetër rënie këtë vit, prej 3.4%, aq sa është rritja në degët e ekonomikut.  Dega e shkencave të mësuesisë si duket vijon të zgjojë pak interes.

Më pak të interesuar të rinjtë duken për bujqësinë, peshkimin dhe veterinarinë. Regjistrimi në këto programe ka rënie me rreth 20% më pak se vjet.

Artet dhe shkencat humane janë të tjera degë që nuk zgjuan interesin e maturantëve këtë vit.  Numri istudentëve të rinj ra me 13.1%  thotë INSTAT.

Ndoshta dhe për shkak të ndikimit të pandemisë, por këtë vit më pak studentë kanë shkuar në shkollë të lartë. Shkollën e lartë këtë vit e nisën 72 mijë e 852 studentë  rreth 2.1% më pak se vitin e shkuar.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.