Sanitari ndihmon të moshuarën në rrugë
18/10/2019 Shpërndaje

Sanitari ndihmon të moshuarën në rrugë

Kamera ka filmuar një punonjës të pastrimit të mjedisit që po ndihmonte një grua të moshuar. Një rastësi çoi në një miqësi të bukur midis këtij sanitari dhe një gruaje të moshuar në Misuri.

Colette Kingston monitoron shpesh shtëpinë e nënës së saj 88-vjeçare. Ajo kishte një kamer të instaluar për të kontrolluar nënën e saj, Opal.

Të hënën, ajo pa diçka që e përloti. Vuri re një punonjës që po mbante nënë e saj nga krahu. “Unë e kam pare dhe në video të ndryshme, por kurrë nuk i kam kushtuar vëmendje, por ai ishte aq i butë me të”, tha e bija.

Kingston postoi videon në Facebook për të ndarë disa lajme të mira dhe për të shprehur mirënjohjen e për mirësinë që ai kishte treguar ndaj nënës së saj.

Punonjësi më vonë u identifikua se quhej Billy Shelby. Shelby mund të dëgjohet edhe në video duke komplimentuar Opal dhe duke bërë shaka me të. “Ju po dukeni mirë. Më pëlqejnë flokët tuaja”, tha ai duke buzëqeshur.  

“Është aq e ëmbël të shikosh që dikush që nuk ka ndonjë përfitim po tregohet thjesht i këndshëm për të”, tha Kingston. “Kjo thjesht më kujton se ka ende shumë njerëz të mirë atje”, thotë vajza e të moshuarës.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.