‘Pse protesta nuk duhet të jetë e zhurmshme dhe e dhunshme”
Aktivizmi i zemëruar ka një vend, por ka gjithashtu mënyra më të buta për të bërë një ndryshim. Kolektivistja Sarah Corbett sjell një rast për aktivizmin e bazuar në art.
Unë kam qenë gjithmonë një aktiviste. U rrita në një zonë me të ardhura të ulëta në Liverpool në vitet 1980 në një familje aktiviste. U mora me protesta qe ne moshen tre vjeçare dhe isha e pranishme kudo me banorët duke u përpjekur për të shpëtuar strehat që të mos prisheshin. Unë kurrë nuk do të harroj një udhëtim familjar në Afrikën e Jugut në 1991. Isha tetë vjeç dhe Nelson Mandela ishte liruar nga burgu vitin e kaluar. Për tre javë, vizituam kisha dhe komunitete që kishin punuar për t’i dhënë fund aparteidit. Në shkollën e mesme, për habinë time, unë u votova si kryetarja e nxënësve dhe bëra një fushatë të suksesshme për dollapë të kyçur për nxënësit. Në universitet kam bërë fushata për çështje globale dhe kam kaluar shtatë vitet e para të karrierës sime duke punuar për shoqata të mëdha bamirësie si një aktiviste profesioniste dhe ndërtuese e lëvizjes.
Por deri në vitin 2008 u ndjeva e pjekur. Nuk më pëlqente të bërtisja, ose t’u tregoja njerëzve se çfarë të bënin dhe nuk ndihesha sikur isha e përfshirë në disa grupe. Pjesa më e madhe e punës time si një aktiviste profesionale apo si aktiviste, ishte online dhe jo shumë kreative. Më mungoi pjesa ku përdor duart e mia për të krijuar dhe bërë gjëra.
Në verën e vitit 2008 kam marrë një çantë nga një dyqan lokal për të qepur në një udhëtim me tren. Qepja më qetësoi, më ndihmoi të mendoj për disa çështje më qartë, gjithashtu isha në gjendje të jem kreative duke përdorur duart e mia. Ndihesha e fuqizuar. Kam zbuluar se akti i të qepurit në publik bëri që njerëzit të më pyesin për çështjet e padrejtësisë që po shkruaja. Politikanja e zgjedhur në zonën time i kishte injoruar kërkesat e mia për të ndërmarrë veprime të posaçme kundër padrejtësisë, kështu që vendosa t’i dërgoja një mesazh të shkruar në një shami, ku i kërkoja të mos e hidhte poshtë shansin që i ka dhënë pozita e fuqishme për të bërë një ndryshim pozitiv. Ia dhashë si një dhuratë për të treguar se dëshiroj ta inkurajoj, ta mbështes dhe ta ndihmoj që të trajtojë padrejtësitë si një mik kritik, jo ta luftojë atë si një armik agresiv.
Bota është e mahnitshme. Ka shumë dashuri në natyrë, në njerëz, në punime artizanale, ka kreativitet. Por gjithashtu di se ne mund ta bëjmë atë edhe më të bukur, më të sjellshme dhe më të drejtë. Ndryshe nga disa forma të aktivizmit dhe reagimit, qasja ime nuk është agresive, por përqendrohet në një akt të butë proteste, por duke u përulur përmes asaj që krijojmë dhe bëjmë.
Butësia nuk është një formë e dobët e protestimit, pse është e butë s’do të thotë që është jo-bindëse. Ajo kërkon vetëkontroll ne rast zemërimi ose trishtimi kur shohim padrejtësi. Ajo kërkon ndjeshmëri për të kuptuar kontekstin e situatës dhe ndjeshmëri që të na ndihmojë në kuptimin e pikëpamjeve dhe veprimeve të njerëzve. Shumë njerëz janë të shmangur nga protestat politike. Taktikat e agresionit, konfrontimit, turpërimit, ngacmimit dhe dhunës (kërcënimet, dhuna fizike dhe emocionale) mund të përdoren në protesta për të frikësuar, terrorizuar dhe minuar njerëzit.
Mjerisht, protestat e dhunshme janë ato që shfaqen më së shumti në media, edhe pse shumica e protestave janë kryesisht paqësore. Artizanët, të cilët janë të turpshëm shpesh më thonë që protestat janë një hap i madh dhe i pakëndshëm për ta, sepse nuk ndjehen të sigurt për të folur në publik. Unë u them atyre se nuk keni nevojë të flisni publikisht për të protestuar. Për të protestuar nuk iu duhet një zë i lartë.
Ne nuk duhet t’i mendojmë protestat duke imagjinuar një turmë që bërtet. Butësia sjell në mendje diçka të butë, tërheqëse, por edhe të pashpresë, naive dhe idealiste. Protesta me butësi mund të jetë shumë efektive. Nelson Mandela shkoi në burg sepse e besonte dhunën si një agjent i suksesshëm për ndryshim. Njëzet e shtatë vjet më vonë, ai dhe të tjerët, ngadalë dhe me kujdes kishin përmirësuar aftësitë e tyre jo të dhunshme, për të kthyer një nga qeveritë më të egra dhe të paragjykuara në botë në një demokraci, duke punuar me ata që i kishin shtypur.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
