Protestoi kundër luftës, gazetarja ruse jep dorëheqjen nga TV, por refuzon azilin politik në Francë
18/03/2022 Shpërndaje

Protestoi kundër luftës, gazetarja ruse jep dorëheqjen nga TV, por refuzon azilin politik në Francë

E guximshme është treguar gazetarja ruse Marina Ovsianikova e cila protestoi kundër luftës në Ukrainë live nga televizioni shtetëror rus. Në një intervistë në France 24, gazetarja ruse i bëri apel popullit të saj të protestojë, pavarësisht frikës, duke kritikuar hapur censurën e mediave në Rusi.

Pas këtij veprimi të guximshëm ajo ka dhënë dorëheqjen nga tv ku punonte, por në të njëjtën kohë ka refuzuar azilin politik të ofruar nga Franca. Ajo ndërhyri gjatë një edicioni lajmesh me një parullë kundër luftës, dhe për këtë gjest rrezikon 15 vjet burg.

Gjesti i saj është patriotik. Sipas britanikes Gardian, gruaja e cila refuzoi azilin politik të ofruar nga presidenti francez Emanuel Macron dhe pse rrezikon 15 vjet burg.

Në një intervistë në France 24, gazetarja ruse i bëri apel popullit të saj të protestojë, pavarësisht frikës, duke kritikuar hapur censurën e mediave në Rusi. Ajo theksoi se mediat e huaja në vend janë mbyllur dhe gazetarët profesionistë tashmë mund të punojnë vetëm në mediat shtetërore ruse. Ajo shpjegoi se pavarësisht se u la e lirë pa 14 orësh marrje në pyetje, çështja e saj nuk është mbyllur ende.

Gazetarja falenderoi presidentin Macron i cili i ofroi një strehim në Francë duke thënë se është një patriote dhe dëshiron të qëndrojë në Rusi.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.