Prindi dhe fëmija: Kalojnë bashkë dyfishin e kohës krahasuar me 50 vite më parë
20/12/2017 Shpërndaje

Prindi dhe fëmija: Kalojnë bashkë dyfishin e kohës krahasuar me 50 vite më parë

Fëmija që kur lind dhe derisa të arrijë në një moshë madhore ka nevojë për kujdesin e prindit. Po ashtu dhe prindërit duan që t’i rrisin dhe edukojnë fëmijët në njerëz të ndershmë, të dobishëm për veten e tyre, familjen dhe shoqërinë. Por a mjafton koha që kalojnë me ta? Këtë nuk mund ta themi me saktësi por që me kalimin e viteve koha që prindërit kalojnë me fëmiljët po rritet.

Ka studime të panumërta që tregojnë marrëdhënie pozitive prindërore me fëmijë të cilat padyshim ndikojnë dhe në shëndet. Fatmirësisht, gjithnjë e më shumë prindërit po kalojnë kohë me fëmijët e tyre, shkruan pozitivi.org. Një studim i botuar nga Gazeta e Martesës dhe Familjes tregon se prindërit në vendet perëndimore po shpenzojnë dy herë më shumë kohë me fëmijët e tyre, sesa 50 vjet më parë.

Kombet e anketuara si Italia, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania, Britania, Hollanda, Danimarka, Spanja dhe Sllovenia kanë treguar një përmirësim të dukshëm ndërmjet 1965 dhe 2012. Në vitin 1965, vlerësohet se nëna mesatarisht kalonte 54 minuta me fëmijët në ditë. Në vitin 2012, ky numër u rrit në 105 minuta, shkruan Pozitivi.

Ndërsa baballarët siç thonë studimet shpenzonin më pak kohë me fëmijët e tyre sesa nënat.  Mesatarisht minutat që baballarët kalonin me fëmijët e tyre shkonin nga 16 minuta deri në 59. Franca ishte vendi i vetëm i anketuar që nuk tregoi përmirësim në kohën që kalonin bashkë nëna dhe fëmija, megjithëse tek prindërit e arsimuar kishte rritje. Prindërit e arsimuar jo-universitar gjithashtu filluan të shpenzojnë më shumë kohë me pasardhësit e tyre, megjithëse jo aq sa ato që ishin të arsimuar.

Nënat e arsimuara dhe jo të arsimuara në Danimarkë sipas studimit rezultoi të jenë prindërit më të vëmendshëm, të cilët shpenzuan afërsisht 225 minuta me fëmijët e tyre në ditë, në vitin 2012. Ndërsa në vendin tonë ende nuk ka statistika krahasuese përsa i përket kohës që prindërit dhe fëmijët kalonin së bashku, tani dhe vite më herët.

Megjithatë dihet që koha ka qenë shumë e limituar më parë, sepse prindërit duhet të punonin. Sakaq edhe në ditët e sotme mendohet se ka një rritje të kohës tek prindërit që janë më pak të zhvilluar në karrierë. Fëmija ka nevojë të madhe në këtë periudhë të qëndrojë dhe të ndjejë ngrohtësinë e prindërve, qofte edhe disa orë në ditë.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.