Pensionistët do të marrin 400-1000 lekë shtesë në muaj nga 1 prilli
Një lajm i mirë për pensionistët shqiptarë. Mbi 673 mijë pensionistë do të përfitojnë një shtesë pensioni që varion nga 400 deri në 1 mijë lekë që prej 1 prillit.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e financave Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë. Ajo tha se indeksimi është parashikuar 3.3 % si pasojë e krizës së çmimeve ndërsa pritet të përfitojnë të gjitha kategoritë e pensionistëve.
Pensionistët që e kanë pensionin sa gjysma e pagës minimale do të marrin për 3 muaj një tjetër shtesë prej 3 mijë lekësh. Kjo shumë sipas ministres është më e madhe se rritja e çmimeve për produktet e shportës.
Bonusi do të merret për tre muaj rresht deri në qershor, pra 90 mijë lekë në total. Veç pensionisteve ne moshe, përfitojnë edhe kategori te tjera.
KOMPENSIMI I PENSIONISTËVE PËR RRITJEN E ÇMIMEVE:
Prill 3000 lekë
Maj 3000 lekë
Qershor 3000 lekë
Bonusi përfshin edhe familjet me ndihmë ekonomike si dhe personat me aftësi ndryshe. Ata që përfitojnë nga dy ose me shume kategori do marrin vetëm një here”
Pavarësisht treguesve qeveria ka miratuar një indeksim minimal për pensionet. Inflacioni në vend aktualisht është 3.9 për qind, ndërsa Banka e Shqipërisë parashikon që në muajt në vijim mund të arrijë deri në 6%.
LLOJET E PENSIONEVE
1. PENSIONI I PLEQËRISË
BAZA LIGJORE:
LIGJI NR. 7703, DATË 11.05.1993 “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR.
NË DEGËN E SIGURIMIT TË PENSIONEVE PAGUHET:
A) PENSION PLEQËRIE;
B/1) PENSION PLEQËRIE I REDUKTUAR;
C) PENSION INVALIDITETI;
Ç) PENSION INVALIDITETI I PJESSHËM;
Ç/1) PENSION INVALIDITETI I REDUKTUAR
D) TË ARDHURA SHTESË PËR KUJDESJE;
DH) TË ARDHURA SHTESË PËR FËMIJËN NË NGARKIM;
E) PENSIONE FAMILJARE;
Ë) PAGESË PËR VDEKJE.
PENSIONET E PLEQËRISE
NENI 31
PENSION PLEQËRIE
Personat e siguruar, që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92, të këtij ligji;
Nënat, që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim.
NENI 31/1
PENSION PLEQËRIE I REDUKTUAR
PERSONAT E SIGURUAR KANË TË DREJTË PËR PENSION PLEQËRIE TË REDUKTUAR, DERI TRE VJET PARA MBUSHJES SË MOSHËS SË DALJES NË PENSION TË PËRCAKTUAR NË NENIN 92, KUR:
kanë plotësuar vitet e sigurimit, sipas nenit 92;
nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.
PENSIONI I REDUKTUAR ËSHTË PJESË E PENSIONIT TË PLOTË DHE MBETET I REDUKTUAR GJATË GJITHË KOHËS SË PËRFITIMIT. KY PENSION LLOGARITET DUKE ZBRITUR NGA PENSIONI I PLOTË SHUMËN QË DEL NGA SHUMËZIMI I NUMRIT TË MUAJVE TË PËRFITIMIT TË PENSIONIT, PARA MBUSHJES SË MOSHËS SË PËRCAKTUAR NË NENIN 92, ME KOEFICIENTIN MUJOR TË REDUKTIMIT. KOEFICIENTI I REDUKTIMIT TË PENSIONIT TË PLOTË TË PLEQËRISË, PËR PERSONAT QË PLOTËSOJNË KUSHTET E PARASHIKUARA NË PARAGRAFIN E PARË, TË KËTIJ NENI, ËSHTË 0,6 PËR QIND NË MUAJ.
NENI 32
MASA E PENSIONIT
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.
Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social;
Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 59, të këtij ligji;
Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.
NENI 33
SHTESË PENSIONI PËR SHTYRJE TË DATËS SË DALJES NË PENSION
I SIGURUARI, I CILI KA PLOTËSUAR KUSHTET PËR PENSION PLEQËRIE, SIPAS NENIT 92, TË KËTIJ LIGJI, MERR SHTESË NË MASËN 0,5 PËR QIND TË PENSIONIT PËR ÇDO MUAJ QË SHTYN DATËN E DALJES NË PENSION DHE VAZHDON TË PAGUAJË KONTRIBUTE.
PËRFITUESI I PENSIONIT TË PLEQËRISË, QË NDËRPRET PENSIONIN, VAZHDON TË PUNOJË DHE PAGUAN KONTRIBUTE, MERR SHTESË MBI PENSION NË MASËN 0,5 PËR QIND PËR ÇDO MUAJ NDËRPRERJEJE. KJO SHTESË LLOGARITET MBI ATË MASË PENSIONI QË REZULTON PAS RRITJEVE DHE INDEKSIMIT QË KA PËSUAR PENSIONI GJATË KOHËS SË NDËRPRERJES.
PENSION INVALIDITETI
Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti.
I.1. Baza ligjore:
a) Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
b) Udhëzimi nr. 2, i ISSH-së, datë 05.10.2005 “Për llogaritjen dhe indeksimin e bazës së vlerësuar dhe pagës neto për efekt pensioni“;
c) Rregullore nr. 1, e ISSH-së, datë 19.10.2009 “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”;
d) Rregullore e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, datë 30.05.2003 “Për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e KMCAP –it të invalidëve“;
e) Rregullore “Për përbërjen, numrin dhe procedurën e funksionimit të Komisioneve të Ankimit pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore” Shkarko_në_PDF
2. Kriteret mjekësore për caktimin e aftësisë në punë të invalidëve:
Në vartësi të shkallës së humbjes të aftësisë për punë, sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, invaliditeti klasifikohet në tri grupe:
a) Invaliditet i pjesshëm, kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera sipas përcaktimit të vendimit të KMCAP-it;
b) Invaliditet i plotë, kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë;
c) Invaliditet i plotë në kushtet e nevojës për kujdestari.
3. Kushtet e përfitimit:
a)Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror.
b)Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti;
c)Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën, ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie, nëse ky do të jetë më i favorshëm për të.
4. Dokumentacioni:
Për të përfituar pension të plotë të invaliditetit përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në ALSSH të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të invaliditetit.
Përfituesi për pension të plotë të invaliditetit ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtme:
a) Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin:
– Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose çertifikatë lindjeje me fotografi;
– Çertifikatë e gjendjes familjare;
– Çertifikatë martese (vetëm për aplikueset femra);
– Dy copë fotografi.
b) Dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:
– Libreza e punës;
– Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj;
– Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM;
– Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (nëse shikohet e arsyeshme);
– Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, para vitit 1992;
– Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj);
– Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;
– Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna);
– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë;
– Vërtetim nga punëdhënësi për profesionin dhe natyrën e punës;
– Këto dokumenta, për efekt përfitimi pensioni invaliditeti, do të pranohen kur personi nuk ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë.
c) Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:
– Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);- Vërtetim i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punës;
– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.
d) Dokumentat që vërtetojnë gjendjen shëndetësore:
– Fletë-drejtimi për në KMCAP, lëshuar nga institucione shëndetësore me shtretër, (Spital), shoqëruar me fletë-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumenta të tjera plotësuese, të kërkuara kur del për herë të parë në KMCAP;
– Fletë-drejtimi nga KML për ato gjëndje shëndetësore, që nuk janë objekt trajtimi në spital, sipas përcaktimit në Rregullore;
– Epikrizë përcjellëse, lëshuar nga mjekë specialistë, apo konsulta e shoqëruar me egzaminimet e nevojshme. Kur del për rikontroll duhet shoqëruar me egzaminimet përkatëse zyrtare;
– Kartela personale dhe libri i shëndetit për të vërtetuar ecurinë e sëmundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekësor me ilaçe;
– Fletë-drejtimi për KMCAP, që vërteton rëndimin e gjëndjes shëndetësore, e vlefshme për KMCAP, para afatit të rikontrollit;
– Raport mjekësor lëshuar nga Komisioni Mjekësor, që përcakton gjëndjen shëndetësore dhe aftësinë për punë (para fillimit të punësimit ose të përfshirjes në çdo skemë sigurimi);
– Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak;
– Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë, shkaktuar nga një sëmundje e përgjithshme (për punëmarrësin).
5. Shqyrtimi i kërkesës dhe vlerësimi i KMCAP-it:
a) Dokumentacioni i mësipërm i dorëzohet mjekut të ekspertizës, i cili pas verifikimit të nevojshëm njofton datën për të kaluar në KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentat per pasaktësi;
b) KMCAP në mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentat, njofton dhe egzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij, dhe kryetari i KMCAP-it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip;
c) Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP-i epror.
Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.
6. Masa e përfitimit:
Shuma e pensionit të invaliditetit të plotë llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë;
Shuma e përgjithshme e pensionit të plotë nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.
7. E ardhura shtesë për kujdesje sipas Nenit 38, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar:
Kur përfituesi i një pensioni të plotë të invaliditetit bëhet i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme nga një person tjetër, sipas përcaktimit të KMCAP-it, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 % të bazës së vlerësueshme.
8. E ardhura shtesë për fëmijët në ngarkim:
Një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti të plotë, sipas nenit 35, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ka fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, ose deri në moshën 25 vjeç kur vazhdon studimet e larta me shkëputje nga puna, do të marrë një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5% të pensionit bazë, por jo më shumë së 30% e tij.
I.2 Pensioni i reduktuar i invaliditetit
Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti të reduktuar.
1. Baza ligjore:
a) Neni 35; 36; 38; 39, i Kreut të III-të, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) Udhëzimi nr. 2, datë 05.10.2005, i ISSH-së “Për llogaritjen dhe indeksimin e bazës së vlerësuar dhe pagës neto për efekt pensioni”;
c) Rregullore nr. 1, datë 19.10.2009, i ISSH-së “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”;
d) Rregullore e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, datë 30.05.2003 “Për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e KMCAP-it të invalidëve“.
2. Kushtet e përfitimit:
a) Kur personi ka humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të një aksidenti në punë apo sëmundjes profesionale;
b) Kur personi nuk ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit, e cila është në varësi të raportit të periudhës të sigurimit faktike me periudhën e sigurimit që i duhet për pensionin reduktuar të invaliditetit;
c) E drejta për të përfituar pension të reduktuar invaliditeti fillon pas mbarimit të periudhës 6-mujore të trajtimit me raport mjekësor për paaftësi të përkohëshme në punë. Vlerësimi nga KMCAP duhet të bëhet në muajn e pestë ose të gjashtë, para përfundimit të kësaj periudhe.
3. Dokumentacioni:
Për të përfituar pension të reduktuar invaliditeti, përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH) të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendjen civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të reduktuar të invaliditetit. Përfituesi për pension të reduktuar invaliditeti ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtme:
a) Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin:
– Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose çertifikatë lindjeje me fotografi;
– Çertifikatë e gjëndjes familjare;
– Çertifikatë martese (vetëm për aplikueset femra);
– Dy copë fotografi.
b) Dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:
– Libreza e punës;
– Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj;
– Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM;
– Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme);
– Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, para vitit 1992;
– Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj);
– Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;- Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna);
– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë;
– Vërtetim nga punëdhënësi për profesionin dhe natyrën e punës;
– Këto dokumenta, për efekt përfitimi pensioni invaliditeti, do të pranohen kur personi nuk ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë.
c) Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:
– Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);
– Vërtetim i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punës;
– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.
d) Dokumentat që vërtetojnë gjendjen shëndetësore:
– Fletë-drejtimi për në KMCAP, lëshuar nga institucione shëndetësore me shtretër, (Spital), shoqëruar me fletë-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumenta të tjera plotësuese, të kërkuara kur del për herë të parë në KMCAP;
– Fletë-drejtimi nga KML për ato gjëndje shëndetësore që nuk janë objekt trajtimi në spital, sipas përcaktimit në Rregullore;
– Epikrizë përcjellëse, lëshuar nga mjekë specialistë, apo konsulta e shoqëruar me egzaminimet e nevojshme. Kur del për rikontroll duhet shoqëruar me egzaminimet përkatëse zyrtare;
– Kartela personale dhe libri i shëndetit për të vërtetuar ecurinë e sëmundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekësor me ilaçe;
– Fletë-drejtimi për KMCAP, që vërteton rëndimin e gjëndjes shëndetësore, e vlefshme për KMCAP, para afatit të rikontrollit;
– Raport mjekësor lëshuar nga Komisioni Mjekësor, që përcakton gjëndjen shëndetësore dhe aftësinë për punë (para fillimit të punësimit ose të përfshirjes në çdo skemë sigurimi);
– Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak;
– Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë, shkaktuar nga një sëmundje e përgjithshme (për punëmarrësin).
4. Shqyrtimi i kërkesës dhe vlerësimi i KMCAP-it:
a) Dokumentacioni i mësipërm i dorëzohet mjekut të ekspertizës,i cili pas verifikimit të nevojshëm njofton datën për të kaluar në KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentat per pasaktësi;
b) KMCAP në mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentat, njofton dhe egzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij, dhe kryetari i KMCAP-it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip;
c) Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP-i epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.
5. Masa e përfitimit:
a)Shuma e pensionit të invaliditetit të reduktuar llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë se reduktuar;
b)Masa e pensionit të invaliditetit të reduktuar llogaritet duke shumëzuar masën e llogaritur të invaliditetit të plotë me koeficientin që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti.
6. E ardhura shtesë për kujdesje sipas nenit 38, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psikikisht i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 përqind të bazës së vlerësuar neto. Nevoja për kujdesje të vazhdueshme e një personi tjetër përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).
7. E ardhura shtesë për fëmijët në ngarkim:
Një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti, sipas nenit 35, dhe që ka në ngarkim fëmijët deri në moshën 18 vjeç, ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në moshën 25 vjeç, merr një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 përqind të pensionit bazë, por jo më shumë se 30 përqind.
I.3 Pensioni i pjesshëm i invaliditetit
Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension të pjesshëm invaliditeti.
1. Baza ligjore:
a) Neni 35; 36; 38; 39, i Kreut të III-të, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) Udhëzimi nr. 2, datë 05.10.2005, i ISSH-së “Për llogaritjen dhe indeksimin e bazës së vlerësuar dhe pagës neto për efekt pensioni”;
c) Rregullore nr. 1, datë 19.10.2009, i ISSH-së “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”;
d) Rregullorja e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, datë 30.05.2003 “Për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e KMCAP-it të invalidëve“.
2. Kushtet e përfitimit:
a) I siguruari merr pension për invaliditet të pjesshëm, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit, sipas nenit 35, dhe kur për çdo arësye, përveç aksidentit në punë dhe sëmundjes profesionale, bëhet i paaftë të kryejë punën e fundit, por mund të punojë në kushte të veçanta pune. Shkalla e invaliditetit dhe puna që do të kryejë i siguruari, përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP);
b) Pensioni i invaliditetit të pjesshëm është sa 50 përqind e pensionit të plotë të invaliditetit. Ai llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i plotë i invaliditetit.
3. Dokumentacioni:
Për të përfituar pension të pjesshëm invaliditeti përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH) të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pjesshëm invaliditetit. Përfituesi për pension të pjesshëm invaliditeti ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtme:
a) Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin:
– Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose çertifikatë lindjeje me fotografi;
– Çertifikatë e gjendjes familjare;
– Çertifikatë martese (vetëm për aplikueset femra);
– Dy copë fotografi.
b) Dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:
– Libreza e punës;
– Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj;
– Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM;
– Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme);
– Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, para vitit 1992;
– Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj);
– Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;
– Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna);
– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë;- Vërtetim nga punëdhënësi për profesionin dhe natyrën e punës;
– Këto dokumenta, për efekt përfitimi pensioni invaliditeti, do të pranohen kur personi nuk ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë.
c) Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:
– Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);
– Vërtetim i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punës;
– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.
d) Dokumentet që vërtetojnë gjendjen shëndetësore:
– Fletë-drejtimi për në KMCAP, lëshuar nga institucione shëndetësore me shtretër, (Spital), shoqëruar me fletë-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumenta të tjera plotësuese, të kërkuara kur del për herë të parë në KMCAP;
– Fletë-drejtimi nga KML për ato gjendje shëndetësore, që nuk janë objekt trajtimi në spital, sipas përcaktimit në Rregullore;
– Epikrizë përcjellëse, lëshuar nga mjekë specialistë, apo konsulta e shoqëruar me egzaminimet e nevojshme. Kur del për rikontroll duhet shoqëruar me egzaminimet përkatëse zyrtare;
– Kartela personale dhe libri i shëndetit për të vërtetuar ecurinë e sëmundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekësor me ilaçe;
– Fletë-drejtimi për KMCAP, që vërteton rëndimin e gjëndjes shëndetësore, e vlefshme për KMCAP, para afatit të rikontrollit;
– Raport mjekësor lëshuar nga Komisioni Mjekësor, që përcakton gjëndjen shëndetësore dhe aftësinë për punë (para fillimit të punësimit ose të përfshirjes në çdo skemë sigurimi);
– Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak;
– Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë, shkaktuar nga një sëmundje e përgjithshme (për punëmarrësin).
4. Shqyrtimi i kërkesës dhe vlerësimi i KMCAP-it:
a) Dokumentacioni i mësipërm i dorëzohet mjekut të ekspertizës, i cili pas verifikimit të nevojshëm njofton datën për të kaluar në KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentat per pasaktësi;
b) KMCAP në mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentat, njofton dhe ekzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij, dhe kryetari i KMCAP-it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip;
c) Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP-i epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.
PENSION FAMILJAR
1. Baza ligjore:
a) Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
b) Rregullore nr. 1, e ISSH-së, datë 19.10.2009 “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”.
2. Kushtet e përfitimit:
a) E veja, kur është:
– Mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç;
– E paaftë për punë;
– Ka mbushur moshën 55 vjeç.
b) Burri i ve, kur është:
– Mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç;
– I paaftë për punë;
– Ka mbushur moshën 60 vjeç.
c) Jetimi që ishte në ngarkim të personit që vdiq dhe është nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë;
d) Prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë, prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq, jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë;
e) Nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të. Në këtë rast ata trajtohen si jetimë;
f) I/e veja humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen.
3. Dokumentacioni:
Kërkesa për përfitimin e pensionit familjar bashkë me dokumentat e nevojshme paraqitet në ALSSH-në e vendbanimit, sipas gjendjes civile. Dokumentat që shoqërojnë kërkesën për pension familjar janë si më poshtë:
a) Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin:
– Çertifikatë e gjendjes familjare;
– Çertifikatë vdekjeje e të ndjerit/ës (ku të jetë shënuar dhe shkaku i vdekjes);
– Fotokopje e letrës së njoftimit elektronik për kërkuesin, ose përfituesit e tjerë.
b) Dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:- Libreza e punës;- Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj;
– Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM;
– Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme);
– Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, para vitit 1992;
– Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj);
– Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;
– Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna).
c) Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe reabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë” duhen edhe:
– Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
– Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik;
– Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë;
– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë.
d) Dokumentat që vërtetojnë të qënit në ngarkim të të ndierit/ndjerës:
Krahas dokumentave të përcaktuara më lart, duhet të dorëzohen dhe dokumentat e mëposhtëme:
– Vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimët që kanë mbushur moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar;
– Vendim i KMCAP-it për paaftësinë në punë të personave të familjes në ngarkim të të siguruarit të vdekur, kur ata janë në moshë pune;
– Vërtetim i organeve të pushtetit lokal që në ngarkim të të vdekurit ishte një i/e ve, që mban një fëmijë deri në moshën 8 vjeç, i cili ishte në ngarkim të të vdekurit;
– Vërtetim për personin e ve, që është kërkues për punë;
– Proces-verbal, që provon faktin e vdekjes nga aksidenti në punë,si dhe vendimi i KMCAP, kur vdekja është shkaktuar nga sëmundje profesionale;
– Vërtetim i organeve të pushtetit lokal që prindërit, prindërit e prindërve nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë dhe jetonin në të njëjtën familje me atë që ka vdekur, jo më pak se një vit para vdekjes;- Vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës për rastet kur kërkohet të përfitohet nga Dekreti nr. 758, datë 01.04.1994 “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”;- Vërtetim nga ministria përkatëse për humbjen e jetës së pilotit në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit. Për të marrë këtë përfitim, personi duhet të bëjë kërkesë me shkrim pranë ALSSH-së, ku të deklarojë se nuk është ekonomikisht aktiv (i punësuar ose i vetëpunësuar);
– Jetimi që ka moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar, kur nuk vazhdon shkollën dhe është nën 18 vjeç (kur banon në qytet) dhe nën 16 vjeç (kur banon në fshat), në kërkesën për pension deklaron se nuk është i punësuar ose i vetëpunësuar si dhe paraqet vërtetim nga Zyra e Punës.
e) Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:
– Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);
– Vërtetim i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punës.
4. Masa e përfitimit:
Pensioni familjar është pjesë e pensionit që kishte ose i takonte të ndjerit/ës.
a) Personi i/e ve, merr 50% të pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i/e ndieri/a, kur është i/e vetëm dhe për çdo pjestar tjetër merr 25%, me kusht që shuma e pensionit të mos kalojë 100% masën e tij;
b) Kur e veja nuk është pjestare e pensionit familjar, dhe përfitues është vetëm një jetim, masa e pensionit për jetimin është 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri;
c) Kur e veja nuk është pjestare e pensionit familjar, dhe përfitues janë dy ose më shumë persona, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25%, por jo më shumë se 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri;
d) Shuma e një pensioni familjar nuk duhet të kalojë masën e pensionit që merrte ose do të merrte personi që vdes;
e) Jetimi merr pension familjar edhe nëqoftëse prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25% e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50% e tij;
f) Jetimi që humbet të dy prindërit merr një pension jetimi për sejcilin prej tyre;
Kërkesën për vazhdimin e pensionit familjar, kur mbaron afati i pagesës, përfituesi e paraqet në ALSSH-në e vendbanimit, sipas gjendjes civile, duke i bashkangjitur dokumentacionin e kërkuar. etj
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
