Prindërit befasojnë nxënësit, pikturojnë tualetet e shkollës me mesazhe pozitive
Tetë prindër punuan për 37 orë gjatë fundjavës për të surprizuar fëmijët në shkollën fillore Mary Moore në Arlington, ndërsa rimodeluan banjot.
Gjashtë nëna dhe dy baballarë pastruan dhe pikturuan dy banjot në krahun e klasës së 5-të. Ata vunë foto dhe shprehje frymëzuese për t’u kujtuar fëmijëve të jenë të sjellshëm dhe “se ata mund të bëjnë gjithçka që duan nëse përpiqen shumë”.
Asnjë nga studentët nuk kishte asnjë ide se po bëhej transformimi i tualeteve, por kur u kthyen në shkollë të hënën mbetën të habitur. Prindërit patën sukses me suprprizën e parë dhe tani kanë planifikuar të pikturojnë tualetet e klasës së gjashtë!
Disa nga mesazhet që zgjodhë prindërit janë më poshtë, të cilat mund të zgjidhni t’jua bëni surprizë edhe ju fëmijëve tuaj.
Zgjidhni lumturinë
Mirësia ndryshon gjithçka
Ju jeni të mjaftueshëm
Ju do të lëvizni malin
Ajo besonte, ajo mundej, kështu ajo e bëri
Çdo ditë është një shans për t’u bërë më mirë
Zgjidhni lumturinë
Gabimet tuaja nuk ju karakterizojnë ju
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.








