Frymëzuese/ Historia si ia dolën dy jetimët nga Fieri dhe pse mbetën në mes të rrugës
12/09/2017 Shpërndaje

Frymëzuese/ Historia si ia dolën dy jetimët nga Fieri dhe pse mbetën në mes të rrugës

Xhonledjo dhe Behije Mentushi motër e vëlla nga qyteti i Fierit, prej një viti jetojnë pa prindërit, me hallën e tyre. Pozitivi mëson se një vit më parë, 2 fëmijët humbën prindërit tragjikisht, pasi ata vranë veten, si pasojë e depresionit dhe kushteve të vështira ekonomike. Mbetën të braktisur, të vetëm në këtë botë të madhe e të vështirë por tashmë jeta e tyre ka marrë një tjetër drejtim.

Si fillim vrau veten e ëma e më pas babai, ndërsa prej një viti Behije dhe Xholejdo janë nën kujdesin e hallës së tyre e cila punon kamariere. Halla së bashku me dy vajzat e saj dhe 2 fëmijët e vëllait të ndjerë jeton në një dhomë të dhënë nga Bashkia, pasi ata nuk kanë një shtëpi, tha për pozitivi.org Matilda Haska, përfaqësuese e nismës Dhuro Dashuri, në Fier. Halla me vajzat e saj më parë jetonin në një kasollë. Me ndihmën e Bashkisë tashmë kanë gjetur strehim modest së bashku me 2 fëmijët jetimë. Behija dhe Xhonlejdo me ushqime dhe shkollim janë ndihmuar nga nisma “Dhuro Dashuri”, ç’ka e ka bërë jetesën e tyre më të lehtë.

Vështirësitë për një jetim janë të mëdha, por kur pranë u gjenden njerëz që i ndihmojnë të arsimohen për një jetë më të mirë, gjithçka bëhet më e lehtë. Kështu ka ndodhur me ata të dy. Këtë vit Xhonlejdo ka nisur klasën e 3 ndërsa Behije të pestën, në një shkollë private në Fier. Në ditën e parë të shkollës këta fëmijë kanë qenë të ngërthyer nga emocionet, pasi morën lajmin se arsimi për ta deri në gjimnaz do të jetë falas.

Të bashkuar, të barabartë mes qindra fëmijëve që kanë nisur vitin e ri shkollor janë dhe Xholejdo me Behijen. Në shkollë shkëlqejnë me mësime, kështu urojmë të shkëlqejë dhe e ardhmja e tyre.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.