Pse rrjetet si Top Shop kanë sukses në treg
21/01/2023 Shpërndaje

Pse rrjetet si Top Shop kanë sukses në treg

Top Shop është prezent në tregun shqiptarë prej 20 vitesh tashmë dhe ofron gjithmonë risi dhe inovacion me produktet e tij. Top Shop vit pas viti po njeh zgjerim të lartë dhe është një nga kanalet e shitjes më të medhaja. Produkte të cilësisë së lartë siç i keni parë në televizor dhe këshilla për rënien nga pesha, fitnes-in, bukurinë, shëndetin, artikujt shtëpiake, kuzhinen, dyshekët dhe zbavitjen, janë vetëm disa prej gamës së gjerë që sjell Top Shop për klientët. Drejtoresha e shitjeve Orjena Muci për Pozitivi.org. ndan produktet që janë më të kërkuara pranë rrjeteve të dyqaneve Top Shop.

“Mund të themi që të gjitha produktet e Top Shop janë shumë të kërkuara, por do të vecoja brandin Dormeo si lider dhe ekspert në kategorinë e gjumit në vendin tonë dhe jo vetëm. Dormeo është brandi i parë në Shqipeëri që  i hapi rrugë edukimit dhe sensibilizimit  të konsumatorëve ndaj rëndësisë së një gjumi cilësor. Interes të vazhdueshëm ka pasur dhe për produkte kuzhine nën brandin Delimano i cili mund të themi me plot gojën që është prezent në cdo familje shqiptarë” -nënvizoi Orjena.

Për cdo biznes konkurrenca është një ndër vështirësitë më të mëdha që hasin në treg. Ka nga ana subjekte që kanë ditur sesi ta luftojnë konkurrencën. Top Shop ka bërë diferencën që në fillimet e saj. Këtë e thekson dhe drejtoresha e shitjeve pranë këti rrjeti gjigand në Shqipëri.

“Në 20 vite, cilësia, garancia dhe shërbimi që ne ofrojmë ka bërë që besnikëria e konsumatorëve tanë të rritet vit pas viti. Gjithashtu gama e produkteve tona inovative ka përmirësuar dhe lehtësuar stilin e  jetesës së mijëra klientëve të kënaqur dhe besnik”-shtoi Muci.

Për të qënë lider në shërbim duhet të bësh diferencën, të sjellësh produkte të pakonkurueshme dhe mbi të gjitha jetëgjatësia të jetë kryefjala e shërbimit. Kështu dhe Top Shop me cilësinë e lartë të produkteve mbetet e zgjedhja e parë e klintëve.

“Sot që flasim, Top Shop është shumë afër konsumatorëve me 22 dyqanet e tij në të gjithë vendin. Nepërmjet shitjeve online dhe telefonit, duke ofruar cdo herë shërbim cilësor, konsulence profesionale dhe produkte të certifikuara garanci. Duke u bërë kështu zgjedhja e parë e konsumatorëve në kategoritë e produkteve që në ofrojmë” -tha per Pozitivi.org Orjena Muci.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.