Policja filmon të rinjtë që ndihmojnë çiftin e të moshuarve, gjesti frymëzon miliona njerëz
Tre të rinj janë duke u lavdëruar se i kanë ardhur në ndihmë një 100-vjeçari i cili nuk mund ta ndihmonte gruan e tij të moshuar të ulej në makinë.
Vepra e mirë u kap në kamera falë zyrtares së policisë në Bronson të Floridës. Ajo kishte qenë në një stacion benzine, kur pa 89-vjeçaren Rose Griest ndërsa përpiqej me vështirësi të kthehej në makinë.
Ajo dhe burri i saj mësohet se u ndalën përgjatë rrugës në një takim mjekësor që Rose të përdorte tualetin e stacionit të gazit. Pasi u kthye në makinë, e moshuara ishte aq e lodhur nga udhëtimi saqë mezi mund të qëndronte.
Ndërsa policja ishte gati të shkojë t’i ofrojë ndihmë të moshuarës, ajo pa tre të rinj gangsterë të lagjes që i afrohen çiftit dhe i ndihmojnë.
Zyrtarja e policisë, e cila njohu tre miqtë Joc Koe Stoe, Marty dhe Freddy G, u kërkoi lejen për t’i filmuar në mënyrë që të mund të frymëzonte njerëzit e tjerë me aktin e tyre të mirësisë.
“Ishte një gjë e bukur për t’u parë,” tha oficerja për Yahoo. Që nga ngarkimi i videos në Facebook javën e kaluar, ajo është parë miliona herë. VIDEO
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
