84-vjeçari dhuron veshkën, pasi sheh njoftimin në oborrin e fqinjes
05/06/2019 Shpërndaje

84-vjeçari dhuron veshkën, pasi sheh njoftimin në oborrin e fqinjes

72-vjeçarja Linda Nall kishte bërë gjithçka në përpjekje për të gjetur një dhurues veshkash. Ajo kishte krijuar një faqe në Facebook, madje kishte lënë edhe një shënim në oborrin e shtëpisë ku bënte apel për një donator me grupin e saj të gjakut.

Për 18 muaj Linda nuk kishte fat deri sa aty kaloi Frank Dewhurst në prill.

Frank është një anëtar i njohur i shoqatës së pronarëve të shtëpive në qytetin e tyre të Wimberly, Teksas, dhe kur u shfaq në derën e saj kishte menduar se do t’i thoshte ta hiqte shënimin. Në vend të kësaj, ai i tha asaj se shenja e kishte frymëzuar atë për t’i dhuruar veshkën.

Pas kryerjes së një operacioni të suksesshëm ai u bë dhuruesi më i vjetër i veshkës në moshën 84 vjeçare. Hassan Ibrahim, i cili është shefi i sëmundjeve të veshkave në Spital, thotë se ai shpreson se historia e 84 vjeçarit të frymëzojë njerëzit e tjerë për t’u bërë dhurues organesh pavarësisht nga mosha që kanë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.