Poezi/ Do të qajnë qytetet
Nga Aleksandër Çipa
Ukrainë 2022
Do të qajnë qytetet mbi pesëdhjet vjet,
Dhe në sa gjenerata do të lotojnë kujtimet.
Në varret e njoma elegjitë e pafundme,
Janë zërat e shpirtrave që trashëgojnë dhimbjet.
Qytetet e vrara dhe njerëzit e ikur,
Segmente ferri shpërndarë në këtë botë,
Ish koha e Putinit- vrasës i Ukrainës,
Që shpirtin e ka një Siberi, më të ftohtë.
Do të qajnë qytetet tash e shumë dekada,
Nënat e reja u plakën për pak kohë,
Nuk ka më poet të përbashkët si Shevçenko,
Rusia ka një kujë, më të madhe se çdo kob.
Do të qajë Ukraina për kohë e dekada,
Mbi shkrumb të Putinit, fëmijët do të dalin si lule.
Për kohën e sotme sa një lot është bota,
Klithmë e Mariupolit, thikë Moskës po i ngulet.
Tiranë 2022
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
