Plotëson dëshirën e fundit, 104 vjeçarja arrestohet duke buzëqeshur
23/03/2019 Shpërndaje

Plotëson dëshirën e fundit, 104 vjeçarja arrestohet duke buzëqeshur

Një 104 vjeçare, plotëson listën e dëshirave. Duke qenë se kurrë nuk e ka thyer ligjin, një nga dëshirat e saj ishte të arrestohet. Anne Brokenbrow, e cila është banore në Stokeleigh Care Home në Bristol, u arrestua nga dy oficerë,te cilet u bene pjesë e kesaj ngjarje bamirësie.

Dy policë shkuan në shtëpinë e të moshuarve këtë mëngjes për të kryer arrestimin. Ata e morën zonjën në një makinë policie, me të njëjtën mënyrë siç kanë arrestuar thyerësit e ligjit në punën e tyre të përditshme.  Znj. Brokenbrow, e cila është me profesion ish-sekretare, plotësoi një formular që habiti stafin në shtëpinë e kujdesit. Ajo shkroi: ‘Dëshira ime është… të arrestohem. Unë jam 104 vjeç dhe nuk kam qenë kurrë në anën e gabuar të ligjit”.

Znj Brokenbrow tha se ajo do të pëlqente të ishte në anën e gabuar të ligjit për të pasur një ditë ndryshe.”Kam pasur një ditë të bukur, ishte interesante. Asgjë e tillë kurrë nuk më ka ndodhur më parë. Ata më vendosnin prangat. Ndjeva sikur isha kriminele. E pra kjo do të më bëjë shumë më të kujdesshme për atë që them dhe bëj. Por policët ishin shumë të mirë me mua”, tha ajo.

Por dëshira e 104 vjeçares ishte e veçantë dhe u bë realitet. Zonja Brokenbrow tha: ‘Ishte një ndërhyrje shumë e këndshme’. 104 vjeçarja ka qëndruar në shtëpinë e kujdesit për 10 muaj, ku dhe është vizituar rregullisht nga mbesa e saj Sasha. Policët që e arrestuan tregojnë se ndërkohë që po i vinin prangat ajo ishte duke buzëqeshur dhe po kalonte kohë të këndshme.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.