Piktori 4 vjeçar që po mahnit botën
28/06/2018 Shpërndaje

Piktori 4 vjeçar që po mahnit botën

Artisti më i vogël në moshë në të gjithë botën  është 4 vjeçari indian me nënshtetësi kanadeze që quhet Advait. Vogëlushi  është një fenomen i rrallë pasi në moshë kaq të vogël ka mrekulluar mijëra njerëz me punimet që bën dhe për këtë arsye është cilësuar nga mediet botërore si një nga artistët e vegjel më të suksesshëm në botë.

Koleksionin e tij të parë të titulluar “Kriza e ngjyrave”  e ka shfaqur në Kanada, me 30 piktura ku secila prej tyre kishte nga një emër si “Supernova” “Kandili i Detit” etj. Ky ishte suksesi i parë i Avdait. Por këto janë veç hapat e parë sepse ai shumë shpejt do të hapë ekspozitën e parë në New York.

Si nisi ta shfaqë talentin, gjeniu i pikturave që po mahnit botën? Prindërit e pikasën talentin e tij kur ishte vetëm 8 muajsh. Ku ishte 2 vjeç nisi të zhgarravisë me ngjyra mbi mobilie dhe mure. Sot nuk shikon pothuajse fare televizor dhe as nuk qëndron në kompjuter, por frymëzohet nga galaksia dhe dinozaurët. Të gjitha pikturat i realizon vetë, pa ndihmën e askujt. I mjafton imagjinata e mahnitshme për të cilën ka rënë shumë në sy, sepse e pasqyron përmes pikturave.

Pikturat e tij tregojnë histori nga më të ndryshmet,  që vijnë nga imagjinata e veçantë dhe e plotë e vogëlushit. Kjo gjë është vlerësuar edhe nga kritikë të njohur të artit. Blerësit e pikturave të tij janë të impresionuar, për faktin sesi një fëmijë në këtë moshë të bëjë piktura të tilla. Madje një prej tyre thotë se sapo shikon pikturat e Advait lumturohet. Advai në ardhmen me siguri do te jete nder emrat me ne ze te piktures ne bote, sepse tashmë është vetëm 4 vjeç dhe cilesohet si piktori me i njohur ne bote per grupmoshen e tij.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.