Fluturaku i ri shpallet “Sportisti i Vitit 2017” në Shqipëri
Xhonatan Islami fluturaku i ri është nderuar dje nga Federata Shqiptare e Aeronautikës, në një mbrëmje gala me titullin “Sportisti i Vitit 2017”.
Në mbrëmjen e organizuar nga Federata Shqiptare e Aeronautikës morën pjesë aktorë të njohur nga bota e sportit, turizmit dhe cultures. Aty, përveç çmimit që mori Xhonatani, për të cilin medaljet nuk numërohen, u vu theksi gjithashtu tek arritjet e vitit të shkuar, dhe një prej tyre ishte Kampionati i 9-të Botëror i Fluturimit, që u realizua në vendin tonë.
Sporti është një një mundësi e mirë e për të promovuar turizmin e një vendi, dhe kjo mund bëhet mjaft mirë falë aeronautikës shqiptare. Pas Kampionati i 9-të Botëror i Fluturimit, së shpejti në Korçë do të organizohet dhe finalja e Kupës së Botës.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.



