Pesë orë ndjekje në det, finalizohet operacioni antidrogë ndërkombëtar
11/08/2017 Shpërndaje

Pesë orë ndjekje në det, finalizohet operacioni antidrogë ndërkombëtar

Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të Malit të Zi kanë finalizuar me sukses operacionin ndërkombëtar antidrogë, duke vënë në pranga dy skafistët shqiptarë e duke bllokuar gomonen.

Në finalizim të operacionit që zgjati 5 orë, u sekuestruan 1,9 ton kanabis, të cilat ishin hedhur në det nga trafikantët për t’i shpëtuar policisë. Dy trafikanët u ndaluan në det të hapur nga Guarda Di Finanza e Termolit dhe Barit të drejtuar nga avioni i Frontex.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.