Përvoja globale e një eksperti shqiptar të tregjeve
19/07/2019 Shpërndaje

Përvoja globale e një eksperti shqiptar të tregjeve

Kristian Kabashi është tashmë autor i një brendi. “The Blank Collar” është një teori të cilën unë e kam zhvilluar para më pak se dy vitesh. Ajo në thelb është zhvillim i mëtejmë i “Blue Collar”, që përmes “White Collar” çon në “Blank Collar”. Për mua  “Blank Collar” është punëtori i së ardhmes ose thënë më mirë, i një të ardhme shumë të afërt. “Blank Collar” është  punëtori që është krijuar nga transformimi digjital dhe në mesin e të tillëve e konsideroj edhe veten.

Ne të gjithë e dimë nga prindërit tanë. Ata kanë punuar deri nga 20-30 vjet në të njejtin vend pune dhe kanë bërë punën e njëjtë. Po kjo deri para 10 viteve vlente edhe për punëtorët “White Collar”. Në vitet që vijnë, do të vdesin profesionet që nuk janë fleksibël. Kush nuk mëson në vazhdimësi, do të nxirret nga procesi. “The Blank Collar” është më shumë se teori. Ajo është po ashtu edhe një filozofi e cila tregon se si puna dhe jeta private shkrihen mes vete.

Pasi që për këtë u kam folur edhe të tjerëve dhe pasi kam shkruar disa artikuj rreth kësaj, nga kjo u krijua një si të thuash lëvizje imja. Pas interesit të rritur rreth “The Blank Collar” unë fillova ta krijoja një brend nga kjo, të cilit i takon edhe një shou televiziv, një magazinë online dhe takimet mujore me pjesëmarrës nga më të ndryshmit. Emisioni emetohet online dhe mund të shikohet edhe në televizionin zviceran. Mund të shihen edhe video rreth kësaj në youtube ose edhe në magazinën online www.theblankcollar.com, ku publikohen edhe artikuj të ndryshëm për çdo javë. Gjermania, SHBA, Zvicra dhe Shqipëria. Të gjitha këto shtete kanë shënuar karrierën e deritashme të tij. Po Kosova a bën pjesë në orbitën e Kristianit? “Unë vetë jam i lindur dhe jam rritur në afërsi të Dyseldorfit, në Gjermani. Prindërit e mi vijnë nga Jahoci (Gjakovë, babai) dhe nga Potërçi (Pejë, nëna). Deri sa kam mbushur 16 vjet unë s`kam pasur të bëj pothuaj asgjë me Kosovën, pasi që familjarët e mi i kam vizituar çdo verë në Nju Jork. Por duke u rritur në moshë, gjithnjë më tepër më tërhiqte Kosova/Shqipëria. Për këtë arsye kam qëndruar një vit e gjysmë në Tiranë. Me Kosovën më lidh viteve të fundit familja por gjithnjë më tepër edhe biznesi. Kështu, mua më takon për shembull platforma tilllate.al e cila ka treguar sukses në Shqipëri dhe në Kosovë dhe të cilën unë me disa bashkëpunëtorë e udhëheq atje prej afër gjashtë vitesh. Aty bëjnë pjesë aplikacionet dhe një website. Synimi im është që në vitet e ardhshme të kem më shumë pika kontakti me Kosovën dhe me Shqipërinë kështu që mund ta paramendoj fare mirë që pas disa vitesh të jetoj atje.

“Kohën më të bukur e kam kaluar në Tiranë”

Është ndoshta interesante të thuhet se kohën më të bukur unë në fakt e kam kaluar në Tiranë. Atje për herë të parë kam mësuar me të vërtetë se çfarë do të thotë të kesh një rreth miqësor dhe që në mbrëmje të takosh njerëz interesantë. Këto miqësi vazhdojnë të ekzistojnë

“Mund ta imagjinoj jetën në Kosovë”

Me Kosovën më lidh viteve të fundit familja por gjithnjë më tepër edhe biznesi. Kështu, mua më takon për shembull platforma tilllate.al e cila ka treguar sukses në Shqipëri dhe në Kosovë dhe të cilën unë me disa bashkëpunëtorë e udhëheq atje prej afër gjashtë vitesh. Aty bëjnë pjesë aplikacionet dhe një website. Synimi im është që në vitet e ardhshme të kem më shumë pika kontakti me Kosovën dhe me Shqipërinë kështu që mund ta paramendoj fare mirë që pas disa vitesh të jetoj atje. /albinfo/

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.