Gjesti human i efektivit, ndihmon një zonjë të kalojë rrugën
Humanizmi duhet të jetë pjesë e çdonjërit prej nesh, sidomos kur bëhet fjalë për njerëz në nevojë. Një efektiv i Policisë Bashkiake në Tiranë është tregur mjaft human gjatë një dite në krye të detyrës.
Në rrugën e Kavajës ai ka ndihmuar një person me aftësi të kufizuara të kalojë në anën tjetër të rrugës. Siç shihet dhe nga fotot polici e ka shtyrë karrocën e një zonje me aftësi të kufizuara për ta kaluar në anën tjetër të rrugës. Gjesti i tij është vlerësuar në mbarë rrjetin, megjithëse duhet thënë që është një sjellje normale. Shembuj të tillë pozitiv duhen vlerësuar dhe shpërndarë me të tjerët për të ndërgjegjësuar shoqërinë dhe njerëzit që punojnë çcdo ditë në shërbim të qytetarëve.
Kjo foto është publikuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj por rastet e tilla janë të shumtë gjatë ditës.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.


