Pas ushtrisë, Kosova dërgon mjekë e ilaçe në Shqipëri
26/11/2019 Shpërndaje

Pas ushtrisë, Kosova dërgon mjekë e ilaçe në Shqipëri

Kosova nuk e ndal ndihmën ndaj Shqipërisë. Pas nisjes sē forcave të ushtrisë, që është një mbështetje e madhe pas tërmetit të fuqishëm që ka sjellë viktima dhe qindra të plagosur, tanimë ka dërguar edhe mjekë e ilaçe drejt vendit tonë. Ka qenë
ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili pasi ka shprehur ngushëllimet për viktimat, njofton për ofrim të barnave dhe të gjitha kapacitetet të nevojshme shëndetësore.

“I tronditur dhe i pikëlluar nga tërmeti me fatalitet në Shqipëri. Të lutemi për sa më pak humbje jetësh! Shqipërinë nuk do ta lëmë të vetme në rrënojat e kësaj tragjedie dhe do t’ia japim ndihmën tonë.

Prandaj, në një telefonatë me ministren e Shëndetësisë së Shqipërisë e njoftova se në këto momente të rënda ne nuk solidarizohemi vetëm me mendje e zemër, por me mjekë, barna dhe të gjitha kapacitetet e nevojshme shëndetësore që do t’i mobilizojmë në shpëtim të jetëve”, shkruan Ismaili në njoftim

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.