
Përdorimi i monedhave virtuale. Bitcoin më i preferuari edhe në Shqipëri.
Monedhat virtuale po njohin një rritje shpërthyese dhe janë ngjitur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në tregun digjital. Leverdia në përdorimin e monedhave virtuale konsiston në faktin që siguron kosto më të ulëta të transaksioneve, sesa mekanizmat tradicionalë të pagesave në internet dhe ndryshe nga monedhat e lëshuara nga qeveria, ajo përdoret në një autoritet të decentralizuar. Të gjitha transaksionet që bëhen me Bitcoin verifikohen nga një fuqi e madhe kompjuterike dhe ato nuk lëshohen nga ndonjë bankë apo të mbështeten nga ndonjë qeveri. Ekspertja e IT, Esmeralda Kazia na njeh më tepër me përdorimin e gjerë të monedhave virtuale.
Monedha virtuale ka një përdorim të gjerë por operimi i saj në tregun botëror bëhet përmes disa metodave të vecanta. Shpesh transaksionet e tyre në treg krijojnë paqartësi. Këtë e shpjegon dhe ekspertja Kazia.
Ka një numër të lartë monedhash virtuale që përdoren në të gjithë botën. Por Bitcoin ka fituar më shumë popullaritet duke u parë nga shumë njerëz si një mënyrë e mirë investimi.
Transaksionet e monedhave virtuale konsiderohen të sigurta edhe pse bëhen jashtë sistemeve bankare tradicionale. Por a kërcenohen nga një rrezik bankat në të ardhmen nga përdorimi i tyre? Sipas Esmeralda Kazias një ngurrim vihet re lehtësisht, pasi bankat duket që po hezitojnë që të miratojnë aprovimin e aktiviteteve digjitale.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.