Fizioterapisti Gjergj Biba na njeh me teknikën e  kiropraktikës…
22/08/2022 Shpërndaje

Fizioterapisti Gjergj Biba na njeh me teknikën e kiropraktikës…

Gjergj Biba është fizioterapisti i njohur prej disa vitesh për metodat e vecanta që praktikon për pacientët. Teknika që ai ushtron quhet kiropraktikë. Një metodë kjo që ndihmon të gjithë pacientët që kanë problem të ndryshme të kockave. Për pozitivi.org Gjergji ndan dhe disa sekrete të këtij profesioni.

Ju keni viti që i jeni përkushtuar fizioterapisë, si kanë qënë fillimet tuaja?


Kontakti im i parë me fizioterapinë ka qënë në moshën 15 vjecare, ku dhe kuptova që do të bëhësha fizioterapist. Karriera ime e ka zanafillën në Greqi, për të vazhduar më pas në Slloveni, Letoni dhe 5 vitet e fundit në Shqiperi, ku dhe kam qënë pjesë e stafit në Europa League Play Off 2018 si fizioterapist i ekipit të Luftëtarit, si dhe ne IWD World Championships 2021 në Uzbekistan si fizioterapist i kombëtarës së peshëngritjes.


Teknikat që ju ushtroni janë të vecanta, si quhen në gjuhën mjekësor?

Kiropraktika është një mjekësi alternative që synon në korigjimin e problematikave muskolo-skeletike. Në larminë e metodave që unë ushtroj, Kiropraktika, është metoda kryesore.


Cfarë trajtoni ju me këto lloj teknike?
Kiropraktika trajton me sukses një serë sëmundjesh muskulo-skeletore. Të vetmet patologji ku kjo metodë është e kundërindikuar janë: masat tumorale, infeksionet, plagët e hapura, frakturat dhe osteoporoza e theksuar.


A mund ta aplikojnë të gjitha grupmoshat këto lloj teknikash?
Gama e pacientëve varion nga të porsalindurit deri tek mosha e tretë. Nuk ka asnjë kundërindikacion në asnjë grupmoshë. Madje, kjo metodë aplikohet edhe tek gratë shtatëzëna, pas 3 mujorit të parë.


A është një profesion i vështirë fizioterapia?
Realiteti është që vitet universitare janë pak të ngarkuara si pasojë e literaturës, por kur shikon që me anë të duarve mund të shërosh një njeri dhe ti përmirësosh stilin e jetesës, është pasioni ai që të lehtëson rrugëtimin.


A ka pasur raste që pacientët janë tërhequr nga këto teknika?
Rastet e pacientëve që i shmangen kësaj metode, janë pacientë të cilët nuk janë të informuar mbi efikasitetin dhe proceduren e metodës. Edhe pse kjo metodë të garanton një rezultat brenda 3-5 seancash, zgjedhin metoda alternative, të cilat zgjasin më shumë në kohë.


Cilat janë dëmtimet më të shpeshta që vijnë pacientët?
Rastet me dëmtimet më të shpeshta që paraqiten në klinikë janë: paciente skoliotike, pacientë me lumboishialgji, me hernie diskale, me dëmtime muskulare dhe pacientë që vuajnë nga problemet muskulo-skeletike.

#hospital #fakulteti i mjekesise #universiteti i mjekesise

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.