Pemët komunikojnë me njëra-tjetrën
Ekspertja e pyjeve Suzanne Simard dhe kolegët e saj në Universitetin e British Columbia kanë bërë një zbulim të madh: pemët dhe bimët me të vërtetë komunikojnë dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin.
Ata zbuluan një rrjet nëntokësor të kërpudhave që lidhin pemët dhe bimët e një ekosistemi. Ky rrjet simbiotik mundëson ndarjen e qëllimshme të burimeve, që rrjedhimisht të ndihmojë gjithë ekosistemin e pemëve dhe bimëve të lulëzojnë.
“Pemët e mëdha po subvenciononin të rinjtë përmes rrjeteve fungale”, shpjegon Dr Simard. “Pa këtë ndihmë, shumica e fidanëve nuk do ta bënin dot”.
Dr Simard u drejtua në zbulim nga vëzhgimi i faqeve të fijeve të bardha dhe të verdha të kërpudhave të ndritshme të pyllit. Shumë prej këtyre kërpudhave ishin mycorrhizal, që do të thotë se kanë një marrëdhënie të dobishme, simbiotike me një bimë pritëse, në këtë rast rrënjët e pemëve.
Eksperimentimi mikroskopik zbuloi se kërpudhat në fakt lëvizin karbonin, ujin dhe lëndët ushqyese ndërmjet pemëve, në varësi të nevojave të tyre.
Në qendër të rrjetit myorhizal të një pylli gjenden “Pemët Nënë” – pemë të mëdha e më të vjetra që ngrihen mbi pyll, siç ilustrohet në filmin “Avatar”. Këto “Pemë Nënë” janë të lidhura me të gjitha pemët e tjera në pyll dhe nga ky rrjet mund të menaxhojë burimet e të gjithë komunitetit bimor.
Hulumtimi më i fundit i Dr. Simard zbulon se kur pema nënë zvogëlohet, niveli i mbijetesës së anëtarëve të rinj të pyllit është zvogëluar ndjeshëm.
Koncepti i komunikimit simbiotik të bimëve ka implikime të gjera në industrinë pyjore dhe atë bujqësore. Ky zbulesë mund të ndryshojë mënyrën se si i qasemi prerjes së pyjeve, duke lënë pemët e vjetra të paprekura.
Në bujqësi, sistemet e pashqetësuara të mykororrës rrisin aftësinë e bimëve për t’i rezistuar patogjenëve, si dhe përthithin ujin dhe lëndët ushqyese nga toka, duke vënë në dyshim praktikat e zakonshme që shqetësojnë këto rrjete nëntokësore, siç janë lërimi./Jane Engelsiepen/
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
