E magjepsur pas policëve, vajza 4-vjeçare dhuron paratë për oficerin me kancer
Një vajzë e magjepsur pas policëve, vendos t’ju kthejë reston për kujdesin që ata tregojnë ndaj zonës ku ajo dhe familja e saj jeton, çdo ditë.
Shumë fëmijë i kursejnë paratë e tyre për të shkuar tek lojërat ose për të blerë ndonjë lodër të re. Një tjetër vajzë 4-vjeçare në Kolorado po përdor paratë e saj për të ndihmuar një oficer të policisë që po lufton me kancerin.
Sidney Fahrenbruch tha se vendimin për të dhuruar paratë tek Zyrtari Kyle Zulauf i Departamentit të Policisë Longmont e mori menjëherë . “Është gjë e bukur dhe duhet bërë”, tha vogëlushja. Zulauf, një veteran i ushtrisë dhe babai i tre fëmijëve, u diagnostikua me kancer pankreatik 1 vit e gjysmë më parë. Departamenti i tij i policisë ka tentuar të mbledhë paratë që i duhet për të paguar një operacion shtesë.
Në njëfarë mënyre, Sidney po i kthen një nder departamentit të policisë. Më parë se një vit, një oficer tjetër, David Bonday, erdhi në shtëpinë e re të familjes së saj pasi Sidney u kërkoi atyre të kontrollonin për hajdutë.
Sidni ka qenë shumë e magjepsur me policinë. Nëna e saj, Megan Fahrenbruch, tha se vajza e saj viziton stacionin e policisë rreth një herë në javë dhe shpesh u dërgon policëve karamele dhe biskota. “Gjithçka filloi rreth dy vjet më parë kur pa një oficer që drejtonte trafikun. Jashtë ishte nxehtë dhe vajza tha, ‘Ai duket i etur, ka nevojë për ujë’, e këshu i solli nëj shishe ujë tregon e ëma.
Për shkak të vizitave të saj javore, Sidni njëherë njohu një poster të mbledhjes së fondeve në stacionin policor që kishte një fotografi të Zulaufit. Ajo i tha mamasë se donte t’i jepte Zulauf paratë e saj. “Ndihet mirë që është duke i dhënë kështu. Ajo donte t’i shpenzonte paratë për një lodër, por vendosi t’ja japë dikujt që i duhen më shumë se asaj”, tha mamaja e të voglës.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
