Papa Françesku për viktimat dhe të mbijetuarit e tërmetit në Shqipëri: Zoti e bekoftë këtë vend
27/11/2019 Shpërndaje

Papa Françesku për viktimat dhe të mbijetuarit e tërmetit në Shqipëri: Zoti e bekoftë këtë vend

Për tërmetin që tronditi Shqipërinë i cili ka shkaktuar vdekjen e 30 personave deri më tani dhe plagosjen e 650 të tjerëve, ka reaguar edhe Papa Françesku, i cili është solidarizuar me të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie.

Gjatë përshëndetjes nga sheshi Shën Pjetri në Vatikan, Papa ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave që humbën jetën nga tërmeti katastrofik. Në fund a e mbyll lutjen duke thënë: Zoti e bekoftë këtë popull të cilin e dua shumë.

“Dua të përshëndes dhe të shpreh afërsinë time me popullin e dashur shqiptar, i cili ka vuajtur shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë në Evropë që kam dashur të vizitoj. Unë jam pranë të prekurve, lutem për viktimat, për të plagosurit dhe për familjet. Zoti e bekoftë këtë popull të cilin e dua shumë”, është shprehur Papa Francesku gjatë lutjes së mëngjesit.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.