Qytetari turk bëhet shqiptar në moshën 90 vjeçare
Fikret Tevfik Oktay, qytetar turk nga Ankaraja por me origjinë shqiptare nga babai ka marrë pasaportën shqiptare në moshën 90 vjeçare. I moshuari ka bërë realitet një ëndërr të kahershme dhe tashmë mundet t’i jetojë vitet e tjera si shqiptar.
Babai i 90 vjeçarit ka qenë shqiptar dhe ushtarak madhor në ushtrinë e Perandorisë Osmane e më pas në ushtrinë e Ataturkut me të cilin kishin miqësi personale.
Tevfik, i cili ka lindur në 1928-ën në Turqi, Ankara nga prindër shqiptarë ka marrë shtetësinë shqiptare për të nderuar kujtimin e babait të tij.
Lidhjet me Shqipërinë i kishin shkëputur totalisht për shkak të luftërave të zhvilluara në rajonin e Ballkanit dhe ato botërore. Edhe vetëizolimi i vendit tonë, i bëri të pamundur komunikimet me botën e jashtme. Avarësisht rrethanave familja e Oktayt dhe të afërmit e tyre në Shqipëri nuk e harruan kurrë lidhjen familjare, për vite me rradhë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.





