“Panairi i Kafshëve Shtëpiake”
20/05/2019 Shpërndaje

“Panairi i Kafshëve Shtëpiake”

“PET FAIR ALBANIA – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”, zhvilloi edicionin e 3-të në Tiranë. Me anë të këtij aktiviteti Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, bashkia Tiranë dhe Green Line Albania synuan rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të komunitetit, veçanërisht fëmijëve, për mbrojtjen, kujdesin, trajtimin e duhur, gjë që synon të sjellë uljen e numrit të kafshëve të braktisura.

“Pet Fair – Panairi i Kafshëve Shtëpiake” erdhi për të gjithë miqtë e kafshëve shtëpiake dhe jo vetëm këtë të dielë, datë 19 maj 2019, si një event që synon ndër të tjera të mbledhë bashkë partnerë, organizata të ndryshme, profesionistë, subjekte private, individë e dashamirës që kanë interes dhe janë pjesë aktive në çështjet e mirëqenies së kafshëve.

Përgjatë gjithë ditës në “Pet Fair – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”, u zhvilluan aktivitete të shumta argëtuese dhe edukuese në Kopshtin Zoologjik, në Tiranë.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.