Një ekspozitë jetësore
11/04/2019 Shpërndaje

Një ekspozitë jetësore

Ditën e djeshme një grup djemsh dhe vajzash, gjimnazistë në shkollën sportive ‘Benardina Qeraxhiu’ në Durrës përcollën mesazhe të rëndësishme për jetën, respektimin e të drejtave të njeriut, konkretisht për gratë dhe vajzat, përmes një ekspozite të mbajtur në ambientet e kësaj shkolle.

Mesazhet që dominuan në këtë ekspozitë ishin kundër dhunës në familje dhe shoqëri, barazi gjinore, për ti thënë stop trafikimit të qenieve njerëzore dhe për ngritjen e zërit ndaj rreziqeve dhe padrejtësive. Ekspozita u vizitua nga të rinj dhe aktorë të ndryshëm që ishin pjesë e aktivitetit të organizuar në kuadër të javës olimpike, me të cilët u diskutua më tej për mënyrat si mund të zhvillohen dhe fuqizohen të drejtat tona në shoqëri, duke bashkëpunuar së bashku.

Punimet e ngjitura në mur dhe jo vetëm ishin të realizuara me dorë nga vetë nxënësit, duke shfaqur ide dhe mesazhe nga më të ndryshmet. “Jetët tona fillojnë të marrin fund, ditën kur fillojmë të heshtim për gjërat që kanë rëndësi”, “Të luftojmë trafikimin me njerëz”, ishin këto disa prej mesazhe që ranë në sy të vizitorëve të ekspozitës.

 

 

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.