Nxënësit nga Patosi spikasin në një projekt ndërkombëtar
22/11/2019 Shpërndaje

Nxënësit nga Patosi spikasin në një projekt ndërkombëtar

Një projekt mbi ndryshimet klimatike, një nga temat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm, është prezantuar nga nxënës të shkollës “Zhani Ciko” në Konferencën për Tranzicionin e Energjisë në rajonin e Mesdheut në Bruksel, gjatë Javës Evropiane të Rajoneve dhe Qyteteve.

Nxënësit Edvi Bedini, Suela Muhametaj, Analdi Bedini dhe Stela Muhametaj kanë spikatur në konkursin e lançuar nga “Crescendoschool”. Ky është një projekt i Britanisë ku u shpallën fitues që të merrnin pjese e të prezantonin punën e tyre në Climateurop Festival Serbi nxënësit nga shkolla e Patosit “Zhani Ciko”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.