Nxënësi kurseu më shumë se 2 vjet, për t’i blerë shokut një karrocë të re me rrota
Bujaria dhe mirëdashësia e një nxënësi të shkollës së mesme ndaj një shoku klase po ngroh zemrat e të gjithëve. Tanner Wilson në Shkollën e Mesme Hills Caddo në qytetin rural të Norman, Arkansas, bleu një karrige me rrota elektrike për shokun e klasës dhe mikun e tij, Brandon Qualls. Wilson iu deshën më shumë se dy vjet që të kursejë para nga puna e tij me kohë të pjesshme për ta përballuar blerjen e karriges.
“Ai ka qenë një një mik shumë i mirë dhe doja t’i bëja një nder”, tha Wilson për stacionin televiziv lokal KTHV në një intervistë javën e kaluar. “Unë vetëm e ndjeva të nevojshme për të bërë diçka të tillë dhe e bëra”.
Për vite të tëra, miku i tij Brandon kishte përdorur një karrocë vetëlëvizëse për të qarkulluar. “Krahët më lodheshim shpesh, dhe më duhej të ndalesha e bëja pushim shpesh”, tha Brandon.
Tanner e befasoi mikun e ngushtë me karrigen e re me rrota gjatë një ore mesimi në klasë më 26 shkurt. Një mësues e ndihmoi ta dekoronte karrigen duke vendosur në anën e pasme të mbështetëses së kokës edhe emrin e Brandon, me ngjyrë portokalli. Portokallia është ngjyra e tij e preferuar.
“Ata erdhën dhe fytyra ime sapo shpërtheu në të qarë. Isha i habitur, nuk mund ta besoja se ai e bëri këtë për mua”. Wilson tha se duke parë buzëqeshjen në fytyrën e shokut të tij e bëri mundin “100 për qind” me vlerë. “Ka shumë njerëz që kanë probleme dhe kanë nevojë për pak ndihmë”, tha ai për KTHV.
Caddo Hills School District ka ndarë një foto të dy miqve në Facebook atë ditë. Postimi kishte mbledhur rreth 3,000 pëlqime dhe pothuajse 2,000 shpërndarje deri të mërkurën. “Ne do të donim të ndajmë pak dashuri. Tanner Wilson, ylli i Caddo Hill, e befasoi kolegun e tij të klasës Brandon Qualls me një karrige me rrota të motorizuar, për shkak të një surprize të përzemërt për t’i vlerësuar miqësinë”, shkroi shkolla në postimin e saj.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.




