Norvegjia zgjedh Shqipërinë, destinacion i preferuar për këtë vit
Ky vit padyshim ka qenë tepër i suksesshëm sa i përket promovimit të vendit tonë në media të huaja. Jo pak revista dhe gazeta presigjoze të huaja, kanë shkruar për pikat kyçe të turizmit në vendit tonë, për historinë, plazhet e pashkelura, kulturën, pushimet e mira dhe të lira, duke i sugjeruar vazhdimisht si një nga destinacionet kryesore që duhet vizituar.
Këtë herë kanë qenë dy agjenci të mëdha turistike në Norvegji që tregojnë se turistët vendas kanë interes të madh ndaj Shqipërisë. Apollo dhe Ving tregojnë se vendi jonë sipas parashikimeve do të jetë më i frekuentuari për pushime gjatë këtij viti, duke lënë pas fqinjët si Turqia, e cila duket e fundit në listë, sipas 2 agjencive.
Beatriz Rivera, shefe e marketingut në Apollo Reiser, ka thënë për “ABC Nyheter” se bazuar tek shitjet, vihet re se interesi i ekspertëve dhe revistave të udhëtimit është i lartë për Shqipërinë. Ata e shikojnë të domosdoshme të udhëtojnë drejt vendit tonë këtë vit.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
