Mbrëmje larg zhurmës së kryeqytetit
17/06/2022 Shpërndaje

Mbrëmje larg zhurmës së kryeqytetit

Të rinjë të kuruar, shkëlqim, makina luksoze janë ato që shoqërojnë rrugët me drita në kryqytet. Tirana është një qytet që nuk fle kurrë. Mbrëmjet gumëzhinë nga muzika që tërheq vëmëndjen e të gjithëve. Ndër zonat më të frekuentuar mbetet rruga “Mustafa Matohiti” apo zona e Bllokut ku janë të populluara nga të rinjë që duan të argëtohen. Muzike, pije, kërcim, veshje glamur janë ato që bien në sy.

Po një realitet tjetër paraqitet pak kilometra nga Tirana. Mbrëmje të qeta, aty jeta lëviz më ngadalë, banorë që kthen nga punët e bujqësisë, të rinjë që bisedeojnë më njëri – tjetrin për ditën e tyre. Është kjo panorama e një mbrëmjë në Pezën e bukur. Një zonë me një natyrë të mrekullueshme, ku stinës së verës i është shtuar gjëlbërimi i tokave të mbjella.

Darka në këtë vend i mbledh njerëzit në shtëpitë e tyre, po ka nga ata që një gotë me miqtë apo një lojë domino e kanë si terapinë më të mirë për të mbyllur ditën. Freskia e fshatit të fal qetësinë dhe freskinë që i mungon kryeqytetit. Stili i jetesës në Pezë të bën të kursesh pa pasur nevojë të harxhosh shumë për tu kënaqur pak. Njerëzit janë shumë praktike nuk kanë prioritet veshjen e fundit, por sport dhe argëtim.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.