Surpriza që i la të gjithë me sytë nga qielli
Një surprizë e këndshme ditëlindjeje sot i dha një tjetër atmosferë zonës së Astirit në Tiranë. Në mes të rrugës, sipër makinave që kalonin pa u ndalur shkruhej urimi i ditëlindjes, i dedikuar dikujt në veçanti.
Kjo surprizë padyshim që ka gëzuar vajzën apo djalin që kishte ditëlindjen, por edhe banorët që kalonin aty pranë. Sapo kaloje në këtë rrugë, siç shihet edhe në fotot e shkrepura nga pozitivi.org në sy binin menjëherë shkronjat e mëdha e të verdha, të cilat sjellin për çdokënd atmosferë gëzimi, atë të ditëlindjes.
Me siguri shumica që e kanë parë do jenë bërë nostalgjik për të paktën një surprizë që iu është bërë në ditëlindjet e tyre. Pasditja po vjen e të gjithë mbetën me sytë nga qielli, duke lexuar çfarë shkruhej në vargun e ngjitur në mes të rrugës.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
