Era dhe Nora Istrefi event bamirësie për të prekurit nga tërmeti
10/12/2019 Shpërndaje

Era dhe Nora Istrefi event bamirësie për të prekurit nga tërmeti

Tërmeti i 26 nëntorit në Durrës ishe katastrofik, duke sjellë vdekjen e 51 personave, plagosjen e më shumë se 600 të tjerëve dhe shembjen e disa shtëpive. Solidarizimi për të mbështetur familjet që kanë mbetur pa banesa ka prekur edhe motrat e famshme, këngëtaret Nora dhe Era Istrefi të cilat bëhen pjesë e një nisme pikërisht për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Era ka bërë me dije se të premten e kësaj jave do të jetë bashkë me Norën në Tiranë për të performuar në një nga ‘clubet’ e kryeqytetit dhe të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë në ndihmë të këtyre familjeve.

“Edhe pse nuk mbaj koncerte për shkak të se jam duke u marr me projekte të reja, më vjen mirë që do shihemi të premten në Tiranë, sidomos për arysen që të gjitha fitimet do të përdoren për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë në Shqipëri”, shkruan Era.

Këngëtarja është shprehur entuziaste që po kthehet në Tiranë për të ndihmuar në një kauzë të tillë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.