Një shënim brenda një libri krijon zinxhir aktesh mirësie
Një shënim frymëzues që gjendet brenda një libri të rastit në Misuri ka frymëzuar mijëra njerëz.
Ashley tha se ndërsa po bënte pazar një libër vetë-ndihmues ka kapur syrin e saj. 27-vjeçarja bleu librin “Girl, Stop Apologizing” dhe filloi ta lexonte kur u kthye në shtëpi.
Pas disa minutash, qeni i saj filloi lehte, kështu që ajo e hodhi librin mënjanë. Kur u kthye, vuri re diçka në tokë.
“Pesë dollarë ranë dhe për një moment po mendoja ‘Prit, çfarë ndodhi”, tha Jost. Ajo e rrokullisi librin dhe në një nga faqet e fundit kishte një shënim, ku shkruante: “Për personin që e blen këtë libër: Unë kam kaluar një ditë të vështirë, mendova se mund ta ndriçoja ditën e dikujt tjetër me këtë befasi të vogël, që të blejë një kafe ose një maskë fytyre. Mendo se të duan, ti je e mahnitshme, je e forte”, Lisa.
Ajo vendosi të postojë një foto të shënimit dhe parave në Twitter e cila u bë virale. Njerëzit po premtojnë akte të rastësishme mirësie, pasi kanë parë rastin e saj. Këto kanë qenë efektet e shpërndarjes së postimit të Ashley ku tregonte për letrën që i ndryshoi ditën.
Pasi e pa postimin në Twitter, një vajzë e quajtur Lisa i dërgoi asaj një letër, ku i tregon për emocionet që përjetoi ndërsa lexoi letrën që ajo kishte shpërndarë.
“Ajo tha se e bëri atë të qajë nga gëzimi”, tha Ashley për CNN. Por Lisa nuk la asnjë adresë , duke preferuar të mbetet anonime.
27 vjeçarja tha se Lisa shkroi se po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj ndaj donte vetëm “të krijonte diçka pozitive, por kurrë nuk e priste të ndodhte në këtë mënyrë”.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
