Një nga njerëzit më të pasur në botë dhuron 99 milionë dollarë për të pastrehet
Njeriu më i pasur në botë ka dhuruar 99 milionë dollarë për të ndihmuar familjet e pastreha.
Bëhet fjalë për Jeff Bezos, Drejtori i Përgjithshëm i Amazon i cili ka dhuruar 98.5 milionë dollarë në vitin 2019 për 32 organizata që ndihmojnë në strehimin e familjeve të pastreha. Vitin e kaluar ai ka dhuruar përsëri për nevojtarët 97.5 milionë dollarë për disa familje të pastreha në 16 shtete.
Fondacioni i bamirësisë i miliarderit, Bezos Day 1 Fund, njoftoi se donacionet për këtë vit shkuan për 32 organizata në 23 shtete. Ai e ka hapur fondacionin në shtator të vitit 2018 dhe po e përdor për të përkrahur familjet e varfëra në disa vende të botës.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
