Një këshilltar i shkëlqyër i shëndetit mendor për refugjatët e traumatizuar
Një projekt që po implementohet në Gjermani lejon refugjatë që njohin gjuhën amtare të azilkërkuesve, të ofrojnë mbështetje të nevojshme psikologjike. Refugjatët në Gjermani po trajnohen si këshilltarë të shëndetit mendor për të ofruar përkrahje psikologjike, tek azil kërkuesit me prejardhje të ngjashme me ta.
Ky projekt pilot u nis nga Médecins Sans Frontières (MSF) në spitalin e Shën Josef në qytetin Schëeinfurt të Bavarisë, në mars të vitit 2017 pasi u vërejt mungesë bamirësie në mbështetje të shëndetit mendor për azilkërkuesit. “Vumë re se azilkërkuesit kishin nevoja të mëdha për shëndetin mendor por që askush nuk interesohej. Kjo është arsyeja pse ne donim të fillonim një projekt pilot si ky”, tha koordinatorja e projektit dhe psikologia Henrike Zellmann.
Azilkërkuesit që vijnë nga vende të ndryshme, kanë përjetuar trauma të rënda, ndërsa këshillimet u ofrohen në gjuhën e tyre nga këshilltarë të trajnuar të cilët janë gjithashtu refugjatë. Këshilltarët janë të punësuar në mënyrë të përhershme në spital, ku mbikëqyrja dhe trajnimi i tyre bëhet nga Zellmann, e cila ofron ndihmë profesionale aty ku ka vërtet nevojë. Ajo shpreson se projekti do të përsëritet në Gjermani dhe më gjerë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
