Rrëfehet 40 vjeçarja: U detyrova të martohem në moshë të vogël dhe humba gjithçka (VIDEO)
06/12/2017 Shpërndaje

Rrëfehet 40 vjeçarja: U detyrova të martohem në moshë të vogël dhe humba gjithçka (VIDEO)

“Rrita një fëmijë kur isha një fëmijë vetë…”

40 vjeçarja E.R tregon historinë e trishtë të jetës së saj për portalin “Jo Tabu”. U detyra nga prindërit të fejohej me djalin që takoi kur ishte 15 vjeç. Të dy ishin të rinj, nuk dinin të mbroheshin për shkak të mungesës së eksperiencës, si pasojë mbeti shtatzanë. Shtatzania në moshë të vogël i ndryshoi jetën, u martua, hoqi  dorë nga shkolla e gjithçka tjetër.

Në moshën 16 vjeçare lindi vajzën,  e cila aktualisht është 24 vjeç ndërsa E.R,  e ëma 40 vjeç. Sot 40 vjeçarja mendon se ka humbur rininë dhe mundësinë për një të ardhme më të mirë, ndërsa shton se rriti një fëmijë ndërkohë që ishte vetë fëmijë. Ja pra, martesat në moshë të re kanë kosto.

“Isha 15 vjeç, kur u njoha me burrin tim. Dolëm njëherë të vetme dhe na panë prindërit të dy bashkë dhe na detyruan që ne të fejoheshim. U fejuam, po  atë vit ngela shtatzane dhe u detyruam të martoheshim. Unë linda vajzën që aktualisht sot është 24 vjeç dhe unë jam 40 vjeçe. Por në atë kohë isha shumë e vogël, rrita një fëmijë kur isha një fëmijë vetë,  që nuk dija asgjë nga jeta. Humba shkollën, humba çdo gjë, humba rininë time! Kshuqë… Por kam atë vajzë…”, rrëfen E.R për “Jo Tabu”.

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.