Ekipi i volejbollit humb gjithçka në zjarr, shfaqet në ndeshje me ndihmën e kundërshtarëve
20/11/2018 Shpërndaje

Ekipi i volejbollit humb gjithçka në zjarr, shfaqet në ndeshje me ndihmën e kundërshtarëve

Përkundër humbjes së uniformave dhe pajisjeve në kampin e zjarrit, ekipi i volejbollit të Paradise Adventist Academy ende donte të luante ndeshjen gjysmëfinale të kampionatit.

Për habinë e tyre, ekipi kundërshtar, Forest Lake Christian High School, po priste me uniforma dhe pajisje të reja për ta.

Cougars nga Paradise Adventist mbërriti te ekipi tjetër për të marrë bluza të reja, pantallona të shkurtra, dhe çorape, si dhe ngarkesa kamionësh me rroba të dhuruara.

Të gjitha këto u tërhoqën në më pak se 24 orë.”Unë kurrë nuk kam qenë aq i habitur nga gjëra të cilat s’i kisha menduar kurrë të mundshme, dhe kjo është një nga gjërat më të mahnitshme që mund të kisha menduar ndonjëherë të ndodhte”, tha trajneri i Paradise Adventist Academy. “Skuadra juaj është e mrekullueshme dhe ju jemi përgjithmonë mirënjohës”.

Forest Lake fitoi ndeshjen, por të dy ekipet krijuan miqësitë të reja dhe gëzuan nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.